Integrimi
Jetmiri ndihmon njeriun që kishte pësuar avari në rrugë, ndërkohë ja vjedhin “Jaguarin”
Ngjarja që i ka ndodhur nuk do ta ndalojë për të ndihmuar sërish njerëzit në nevojë në trafik, thotë Jetmiri. « Vetëm ,herën tjetër mbase do të jem më i kujdesshëm. Por solidarizimi është gjë e mirë, mendoj unë"
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, në afërsi të Stacionit kryesor të trenit në Cyrih një shofer kishte pasur një avari me makinën e tij. Jetmir Idrizil, 20 vjeçar nga Bülachu kishte ndalur makinën „Jaguar XF“ të babait dhe kishte dalë për të ndihmuar të aksidentuarin, shkruan 20minuten.ch.
Ai po provonte që të aktivizonte me një kabëll makinën që ksihte pësuar avari. Aty kishte ardhur edhe një person tjetër i cili në një gjermanishte të çalë i kishte thënë se donte po ashtu të ndihmonte. Jetmiri e ksihte refuzuar por ndërkaq personi në fjalë kishte hapur derën e jaguarit, kishte hipur në të dhe ia kishte mbathur transmeton albinfo.ch. Jetmiri nuk kishte mundur të reagonte kështu që i mbeti vetëm ta ndiqte me shikim ndërsa kishte mbetur pa makinë dhe pa para, të cilat i kishte pasur në makinën tashmë të grabitur. „Për fat, personi që e kisha ndihmuar, më çoi deri në shtëpi me makinën e tij“.
Babai i tij nuk ishte hidhëruar për humbjen e makinës. „Ai ishte i lumtur që vetëm jaguari kishte humbur ndërsa mua nuk më kishte ndodhur asgjë“, thotë i riu.
Por edhe makina u gjet relativisht shpejt. Ajo ishte zbuluar në orën 9.23 në tunelin San-Bernardino, njofton Policia e Qytetit të Cyrihut, transmeton albinfo.ch. Policët pastaj e kishin kapur vjedhësin, një shtetas maroken të moshës 39 vjeçare në Roveredo të Graubündenit. „Kemi pasur fat pasi që vetëm pak kilometra më tutje, makina do të ishte në Itali.
Jaguari që tashmë i është kthyer pronarit, kishte vetëm një gërvishtje dhe një pasqyrë të dëmtuar. « Shpresojmë se sigurimi e merr përsipër », thotë Jetmiri. Por, ndërsa makina është gjetur, nuk janë gjetur më shumë se 2000 frangat që ai i ka pasur në makinë. Është për të ardhur keq por në krahasim me Jaguarin që ka kushtuar disa dhjetëra mijë franga, kjo shumë e parave është e vogël, shprehet Jetmiri.
Ngjarja që i ka ndodhur nuk do ta ndalojë për të ndihmuar sërish njerëzit në nevojë në trafik, thotë Jetmiri. « Vetëm ,herën tjetër mbase do të jem më i kujdesshëm. Por solidarizimi është gjë e mirë, mendoj unë » .
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












