Kosova
Ja sa shpenzuan partitë politike për tri ditë fushatë
Demokracia në Veprim ka mbajtur sot konferencë për media lidhur me ecurinë e fushatës zgjedhore për tri ditët e para.
Përfaqësuesit e Demokracia në Veprim (DnV) thanë se atmosfera e fushatës zgjedhor deri më tani është e qetë, derisa kanë bërë të ditur edhe shpenzimet e partive politike në tri ditët e para të fushatës, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i DnV, Artan Murati, tha se deri më tani janë realizuar 217 aktivitete nga të gjitha subjektet politike, ku sipas tij, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) prin me gjithsej 70 tubime.
Ai theksoi se partitë politike kanë filluar të mos e respektojnë obligimin e tyre për të mos i lajmëruar aktivitetet në KZK, ku sipas legjislacionit në fuqi, të gjitha aktivitetet politike duhet të lajmërohen 24 orë më herët.
“Është obligim ligjor që kur të mbahet një aktivitet elektoral, ai duhet të lajmërohet në Këshillat komunalë zgjedhorë, mirëpo jo të gjitha partitë politike janë duke e respektuar këtë obligim ligjor, sepse deri më tani 140 aktivitete kanë qenë të paralajmëruar, ndërsa 40 aktivitete të monitoruara nga vëzhguesit e DnV nuk kanë qenë fare të lajmëruara”, u shpreh Murati.
Duke folur për rëndësinë që ka kuota gjinore , Murati theksoi se numri i grave pjesëmarrëse në aktivitete elektorale është i vogël. Po ashtu ai theksoi se deri më tani janë dorëzuar 6 ankesa në Panelin për Ankesa dhe Parashtesa PZAP nga ana e DnV , ku deri më tani kanë pranuar përgjigje pozitive për tri ankesa.
“Në rast se kemi hasur se ka shkelje të kodit të mirësjelljes nga subjektet politike, kemi drejtuar edhe ankesa drejtuar në “PZAP”. Deri më tani janë drejtuar 6 ankesa, ku për tri nga ato kemi marrë përgjigje pozitive dhe vlera e dënimeve për këto ankesa është 36 mijë euro”, deklaroi Murati.
Mexhide Demolli-Namani nga DnV, foli edhe për shpenzimet të cilat po i bëjnë subjektet partiake për t’i mbuluar aktivitetet e tyre elektorale. Sipas saj, shuma totale e shpenzimeve për këto tri ditë fushate zgjedhore arrin në 1 milion e 64 mijë euro.
“Duke kalkuluar këto të gjitha me çmimet mesatare të tregut për secilin produkt ose shërbim, subjektet politike për këtë periudhë kanë shpenzuar rreth 1 milion e 64 mijë euro për organizimin e aktiviteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, u shpreh ajo.
Ndërsa Murati shtoi se kanë vërejtur edhe fenomene negative nga subjektet politike, siç janë shfrytëzimi i veturave zyrtare për fushatë, përdorimi i shërbyesve civilë. Ai theksoi se këto fenomene po ndodhin në komunat ku partitë politike udhëheqin me atë komunë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












