Uncategorized
Ja përse Xhaka festoi me shqiponjë në mes të Rusisë
Çfarë loje! Çfarë golash! Dhe gjithashtu festimet e dy sulmuesve Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri krijuan hapësirë për debat
Granit Xhaka pas ndeshjes në Televizion shtetëror zviceran SRF deklaroi: “Këto ishin emocione të pastra! Çfarë duhet të them. 15 minutat e para nuk kemi qenë fare në lojë. Serbia bëri një punë të mirë, kishte shumë shanse. Në pauzë ishim në kabinë, duke bërtitur dhe të mllefosur. Dhe pastaj një reagim i tillë në pjesën e dytë. Skuadra mori një hap të madh përpara në aspektin mendor. Kështu që ne mund të tregojmë një reagim të tillë kundër çdo kundërshtari. E pabesueshme! 2: 1! Sot është vetëm një ditë e mrekullueshme! Për mua, sigurisht, një lojë shumë e veçantë. Mijëra njerëz, familja nga Zvicra, nga Shqipëria, nga Kosova më shkruan. Këtë fitore ia dedikoj familjes time, e cila gjithnjë më përkrah. Festimi i golit nuk ishte ndonjë mesazh ndaj kundërshtarit. Sinçerisht, nuk më interesonte fare. Kjo shenjë ishte për njerëzit që gjithmonë më mbështetën. Ata që nuk më lanë asnjëherë poshtë. Në atdheun tim, atje ku janë rrënjët e prindërve të mi. Ata ishin vetëm emocione të pastra”, shkruan albinfo.ch.
Xherdan Shaqiri pas ndeshjes në SRF: “Ne kemi treguar moral të madh dhe e merituam fitoren. Që dikush pret diçka vendimtare nga unë, nuk është asgjë e re. Jam i lumtur me angazhimin në lojë. Për lojërat e mëdha duhet qenë në vendngjarje. Dhe ne ishim atje si një ekip. Jam shumë i lumtur që me një gol ia dhurova fitoren Zvicrës. Për fishkëllimat kundër meje? Ato që dëgjoheshin në tribuna, ishte diçka e pabesueshme. Ne vetëm deshtëm të bëjmë punën tonë dhe kjo është ajo që ne e arritëm. Nuk bëhej fjalë për politikë, por për futboll”, përcjell tutje albinfo.ch.
Blerim Xhemaili pas ndeshjes në SRF: “Mendoj se luajtëm mirë, me përjashtim të 15 minutave të para. Ne edhe një herë treguam karakter. Kjo dëshmon se çfarë qëndron në këtë ekip. Nuk ishim të kënaqur, gjatë pushimit, pati një betejë verbale. Unë gjithashtu pata mundësi për të shënuar gol. Më vjen keq, por nuk pata fat. Mendoj se me këtë fitore, kemi fituar shumë besim. Në këtë mënyrë mundtë arrijmë shumë larg”, transmeton tutje albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri















