Lajme
Pse ndaloi Italia përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën 60 vjeç
Qeveria italiane ka bërë të ditur këtë të premte se do të ndalojë së përdorur vaksinën AstraZeneca për personat nën 60 vjeç.
Vendimi është marrë pasi një adoleshente ndërroi jetë nga mpiksja e gjakut rreth dy javë pas injektimit të dozës së vaksinës kundër COVID-19.
“AstraZeneca do të përdoret vetëm për njerëzit mbi 60 vjeç”, tha komisioneri special i vendit për COVID, Francesco Figliuolo, gjatë një konference për mediat.
Camilla Canepa, 18 vjeçe, vdiq këtë të mërkurë pasi kishte marrë vaksinën më 25 maj, duke nxitur më tej debatin në Itali mbi përdorimin e vaksinës anglo-suedeze.
Edhe më parë janë ngritur shqetësime se përdorimi i kësaj vaksine shkakton mpiksje të gjakut, por autoritetet shëndetësore evropiane i hapën rrugën injektimit për të gjitha moshat.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












