Lajme
Itali: Shkrimtarja shqiptare fiton çmimin e përkthimit në konkursin ndërkombëtar të poezisë
Bëhet e ditur se poetja dhe shkrimtarja shqiptare, Irma Kurti, nderohet me “Çmimin e përkthimit” në edicionin e 33-të të Konkursit Letrar Ndërkombëtar “Centro Giovani e Poesia – Triuggio” në Monza e Brianza në Itali.
Në konkurs morën pjesë 604 autorë me 659 krijime nga vende te ndryshme si SHBA, Gjermania, Britania e Madhe, Spanja, Greqia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania etj. Ky vlerësim i jepet për kontributin e dhënë në përkthimin e autorëve ndërkombëtarë si dhe punën e saj cilësore si përkthyese. Në fakt, 8 poetë internacionalë, ndër të cilët edhe tre shqiptarë, poezitë e të cilëve ishin përkthyer nga Irma Kurti, u vlerësuan me çmime të ndryshme. Autorët e vlerësuar ishin: Dibran Fylli (Çmim nderi), Ildije Xhemali – çmimi “Poezia më e bukur dedikuar Nënës”, Rudina Papajani (Çmim special) si dhe autorët e tjerë ndërkombëtarë: Carolyn Martin (USA), Sofia Skleida (Greqi), Luis Cruz-Villalobos (Kili), Naila Hina (Pakistan) dhe Jyotirmaya Thakur (Indi).
Juria, me president Alessandro Villa, përbëhej nga Alessandra Santin – eksperte, Francesco Solitario – profesor në Universitetin e Sienës Silvia Storti – eksperte dhe përkthyese, Claudio Arrigoni – anëtar i jurisë popullore dhe president i ANMIG Monza dhe Brianza, Nadia Piazza – eksperte, Oxana Palatskaya – filologe dhe shkrimtare, Marina Doni – gazetare, Donatella Ferrario – shkrimtare dhe gazetare etj. “Ky vlerësim – thotë poetja dhe përkthyesja Irma Kurti – është tepër i veçantë për mua jo vetëm pse lidhet me aktivitetin tim si përkthyese, por edhe me prezantimin e suksesshëm të disa autorëve, ndër të cilët ata shqiptarë”.
Irma Kurti është poete, shkrimtare, autore e teksteve të këngëve, gazetare dhe përkthyese. Ka filluar të shkruajë e të botojë poezi që në moshë të vogël. Për poezinë dhe prozën i janë akorduar 90 çmime në konkurse të ndryshme letrare në Itali, Zvicër, SHBA, Filipine, Liban dhe Kinë. Ka fituar gjithashtu çmimin prestigjioz ndërkombëtar “Naji Naaman’s Literary Prize” 2023 në Liban për veprën e saj të plotë në gjuhën angleze. Është vlerësuar me “Çmimin e Kulturës” në Konkursin Ndërkombëtar të Letërsisë AIDO, në Coccaglio, Brescia, në 2024.
Irma Kurti është anëtare jurie në disa konkurse letrare në Itali, si dhe përkthyese pranë Fondacionit “Ithaca” në Spanjë. Ajo ka botuar 29 libra në gjuhën shqipe, 25 në italisht, 15 në anglisht dhe 2 në frëngjisht. Ka përkthyer 20 libra të autorëve të ndryshëm, si dhe të gjitha veprat e saj në italisht dhe anglisht. Ajo është një nga poeteshat shqiptare më të përkthyera dhe më të botuara në shtete të ndryshme të botës. Librat e saj, përveçse në Shqipëri, janë botuar në 16 vende të botës.
E-Diaspora
-
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj Disa nga nxënësit më të talentuar nga Kosova janë kualifikuar për finalen e SiL English Competition,... -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze -
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat












