Kosova
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën
Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po udhëtonte me veturë me targa gjermane
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Graçkë e Vogël, ku janë përplasur dy vetura, njëra prej tyre me targa gjermane, transmeton albinfo.ch.
Si pasojë e përplasjes së dy veturave, një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime.
Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur më 13 gusht, rreth orës 10:00. Në aksident janë përfshirë një Volkswagen Golf dhe një Volkswagen Passat, ky i fundit me targa të Gjermanisë.
Viktima është identifikuar me inicialet F.S., rreth 72-vjeçar, i cili dyshohet se ishte duke drejtuar Golf-in. Ai ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra në aksident.
Në njërën prej veturave ndodhej edhe A.S., rreth 41-vjeçare, e cila ka pësuar lëndime të rënda.
Në aksident është përfshirë edhe një Passat i zi me targa gjermane, të cilin, sipas raportimit, e drejtonte A.R., rreth 39-vjeçar. Edhe ai ka mbetur i lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipet emergjente, ndërsa Prokurori kujdestar në Shtetit ka autorizuar Njësinë e Hetimeve të Trafikut për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
Rrethanat dhe shkaqet e sakta të aksidentit pritet të përcaktohen pas hetimeve nga autoritetet kompetente./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë Autoritetet britanike dhe ato të Kosovës kanë goditur një rrjet të dyshuar për prodhimin e dokumenteve... -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar












