Integrimi
Inxhinieri kosovar, në krye të projektit të trenave inovativë në Zvicër
Afro 200 trena dykatësh, të shpejtë, me rrymë, priten të ndërtohen nga kompania ‘Bombardier’, përderisa 12 prej tyre kanë filluar të qarkullojnë në Zvicër.
Në krye të këtij projekti është vendosur Xhinol Alilaj, inxhiner me prejardhje nga Kosova, babai i të cilit emigroi në Francë, për ta marrë pastaj pjesën tjetër të familjes në vitet 90-ta.
Alilaj që ishte lindur e rritur në komunën e Rahovecit, vazhdoi shkollimin në Francë si inxhiner, e më pas shëtiti botën me punë në këtë profesion.
Ai tani punon në kompaninë ‘Bombardier’ si menaxher i projektit të trenave të shpejtë, të cilët funksionojnë me rrymë, të cilën e prodhojnë vetë gjatë lëvizjes.
Ky menaxher për Kallxo.com tregoi për mënyrën se si u shkollua dhe u avancua në karrierë pas shpërnguljes në Francë, përcjell albinfo.ch.
“Fillimisht ka qenë vështirë të kalohet barierra e gjuhës, se gjuha franceze është një gjuhë e vështirë, por falë angazhimit, strukturës dhe kushteve që i ofron shkolla në Francë dhe falë këtij angazhimi kam arritur të përfundoj shkollën e inxhinierisë në Francë”, tha Halilaj
Ai ka treguar specifikat e trenave që prodhohen në këtë projekt që është investim gjigand në Zvicër.
“Projektin, të cilin jemi tash duke punu është një projekt për Zvicrën, bëhet fjalë për 200 trena. Është treni dykatësh, shpejtësia e tij është 200 kilometra në orë, ka konfiguracione të ndryshme, ka vagonë të cilët janë më restaurant, ka lodra për fëmijë, është me alumin. Trenat të cilët i prodhojmë ne funksionojnë me rrymë, 15 kilowatë. E kanë një sistem që ia lejon trenit të shkojë me shpejtësi më të madhe, edhe konfori i pasagjerit është më i madh, nuk i ndjen lëvizjet e trenit”, tha Halilaj.
Alilaj tregoi se faza e parë e këtij projekti parasheh 62 trena, ndërsa 12 prej tyre veçse kanë filluar qarkullimin nëpër Zvicër.
Sipas Alilajt, përfundimi i një treni të vetëm e ka koston afro 30 milionë euro.
Të qenit fëmijë i një emigranti, nuk e pengoi Xhinolin në karrierën e tij.
Megjithatë, ai thotë se ekziston një dozë paragjykimi për shqiptarët në Zvicër megjithëse këta të fundit janë në numër të madh atje.
“Besoj që ekziston një lloj diskriminimi ndoshta i vogël ose një paragjykim por kur të fillojmë me punu, kur ta shohin angazhimin zakonisht ajo harrohet dhe për momentin puna shkon në mënyrë të mirë. Në Zvicërr dihet që ka shqiptarë shumë, punoj [me shqiptarë], por në rrjetin menaxherial nuk kam, më shumë janë operatorë që e bëjnë montimin e trenit, më shumë teknik”, tha Alilaj.
Përveq Gjinonit, në projektin e trenave punon edhe vëllai i tij i madh, Enver Alilaj, në fushën e konfiguracionit të trenave.
Megjithëse projekti i trenave të shpejtë në Zvicër është projekt multimilionësh, sipas Alilajt Kosova mund të rigjenerojë rrjetin e vet të hekurudhave me më pak investim.
Në vizitën në Kosovë, Alilaj pa hekurudhën tek stacioni i trenit në Prishtinë që sipas tij është në gjendje të keqe.
“Hekurudha e cila ndodhet momentalisht është lloj parking, kjo për momentin është në gjendje të keqe, jo funksionale por besoj një rifreskim i vogël, një investim i vogël. Mirëpo nëse donë me bë investimin me rrymë, atëherë është pak më problem. Rastin e kemi pasë edhe në Izrael që tani funksionojnë me rrymë”,tha ai.
Inxhinieri insiston se një teknologji e trenave me rrymë përpos efiçiencës ndikon edhe në mbrojtjen e ambientit, që në Kosovë ka qenë problematik viteve të fundit, shkruan kallxo.com, përcjell albinfo.ch.
“E mira e këtij treni është që është e mirë për ambientin, për planetin tonë, që është një prodhim i rrymës i pastërt. E mira e trenit është se e ka rrymën e vet dhe mundet me ja shitë rrjetit si përshmebull KEK-ut këtu. Në Kosovë është një gjë mundet me u bë edhe këtu por duhet një investim më i madh, infrastrukturë pak më e madhe”, tha Halilaj.
Ai shtoi se do të kontribuojë në lobim që kompani si ajo për të cilën punon të investojnë në Kosovë.
“Bombardier është kompani globale e cila ka nevojë për një dorë punëtore pak më të lirë. Ajo tash faktikisht ka bërë investime në Poloni por pse jo edhe në Kosovë”, përfundoi ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale











