Instrumentistët e rinj shqiptarë dëshmuan talentin e tyre
Me këtë rast doli iniciativa për një projekt për ngritjen e një shkolle për instrumentistët e rinj shqiptarë në Kantonin Thurgau.
Të shtunën që shkoi, në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim-QSHKI në Kreuzlingen u mbajt një takim testues me instrumentistët e rinj shqiptarë nga Kantoni Thurgau.
Në këtë takim testues morën pjesë instrumentistët e rinj si: Erolina Ferati me flautë, Viola Krasniqi me violinë, Era Selimaj me piano, Rabije Aliu me violinë, Drin Selimaj me kitarë, Valon Aliu me piano, Lum Çoti me kitarë dhe Dëbora Çoti me piano.
Tubimin e hapi Tomë Berisha, i cili përshëndeti të pranishmit dhe i njoftoi ata me qëllimin e këtij takimi.
Vlerësimin e talentit dhe shkallës së përgatitjes e bëri komisioni prej tre vetash në përbërjen: Burim Bekteshi, Ahmet Asani dhe Burim Neziri. Në këtë takim ku pritej zbulim i talentëve te rinj juria profesionale Z. Burim Bekteshi dhe Z. Burim Neziri dhanë vlerësimet dhe vërejtjet e tyre.
Vlerësim i përgjithshëm ishte se të gjithë instrumentistët ishin të mirë por për interpretim të shkëlqyer publiku dhe juria kthyen për së dyti të riun Valon Aliu me piano dhe Lum Çoti me kitarë.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe prindërit e këtyre fëmijëve, mësueset e mësuesit e tyre të shkollës shqipe, pra ishte një takim ku tingujt e muzikës për disa orë i bënë të pranishmit që t`i harrojnë hallet e të buzëqeshin nga ngazëllimi.
Në fund, kryetari i shoqatës “Bashkësia shqiptare në Zvicër” z. Ahmet Asani u foli fëmijëve për vizionin, misionin dhe angazhimin e prindërve, të mësueseve e mësuesve dhe gjithë aktivistëve që kjo gjeneratë të japë vlera të vërteta njerëzore e kulturore.
Në shenjë respekti për angazhim, instrumentistëve të rinj iu ndanë dhurata, kontribut ky i financuar nga fondi për kulturë i “Bashkësisë Shqiptare në Zvicër”.
Nga ky takim doli një iniciativë. Në bisedimet e kryesisë me dy pjesëtarët e komisionit profesional të këtij takimi doli një nismë e re e cila pritet të japë rezultat. U vendos që Burim Bekteshi të bëjë një projekt për ngritjen e një shkolle për instrumentistët e rinj shqiptarë në Kantonin Thurgau.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










