Maqedonia
Incident në bazën ushtarake kryesore të Maqedonisë së Veriut
Ushtarët e Maqedonisë së Veriut plagosën një person, i cili tentoi të hyjë në bazën kryesore ushtarake të vendit.
Sipas një komunikate të Ministrisë së Mbrojtjes, rojat ushtarake e plagosën në këmbë këtë person, në mënyrë që ta mbajnë jashtë gardhit që rrethon zonën ushtarake.
Paraprakisht rojat ushtarake qëlluan dy herë në ajër dhe më pas drejtuan armët drejt personit që po provonte të hynte në zonë.
Në njoftim nuk është bërë i ditur identiteti i tij dhe as motivet e këtij incidenti.
Një zëdhënës i ushtrisë, kolonel Toni Janevski, tha për agjencinë The Associated Press se zyrtarët e policisë dhe gjyqësorit po e hetojnë incidentin, transmeton rel, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











