Lajme
Ilaçi i krijuar nga Astra Zeneca që lufton simptomat e rënda të Covid-19
Ilaçi eksperimental kundër COVID-19, prodhuar nga AstraZeneca, ka ndihmuar në uljen e rrezikut të simptomave të rënda ose vdekjes nga virusi, tregojnë studimet e fazës së fundit, deklaroi prodhuesi britanik i ilaçeve, raporton Reuters.
Ilaçi,i cili përbëhet nga gërshetimi i dy antitrupave të quajtur AZD7442, ulte rrezikun e simptomave të rënda ose vdekjes nga COVID-19 me 50%, në pacientët që nuk janë shtruar në spital dhe që kanë pasur simptoma për shtatë ditë ose më pak, duke përmbushur në këtë mënyrë qëllimin kryesor të studimit.
Provat tregojnë se ky ilaç nga AstraZeneca që jepet me injeksion, është i pari i këtij lloji që duket se është premtues, edhe si ilaç parandalues, edhe si kurë për COVID-19. Ai është krijuar për të mbrojtur njerëzit që nuk kanë një përgjigje të fortë imunitare ndaj vaksinave.
Terapi të ngjashme të bëra me një sërë barnash të quajtura antitrupa monoklonalë, po zhvillohen njëkohësisht edhe nga kompani farmaceutike, si Regeneron, Eli Lilly, dhe GlaxoSmithKline në partneritet me Vir. Këto terapi janë miratuar për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara për trajtimin e COVID-19 me simptoma të buta deri në të moderuara.
AstraZeneca, vaksina e së cilës kundër COVID-19 është përdorur gjerësisht në nivel global, javën e kaluar u kërkoi rregullatorëve amerikanë që të japin autorizimin për përdorim urgjent të ilaçit AZD7442 si një terapi parandaluese.
AstraZeneca po dorëzon të dhënat e studimeve mbi ilaçin AZD7442 tek rregullatorët globalë të shëndetit, tha një zëdhënëse e kompanisë të hënën.
Provat klinike u zhvilluan në 13 shtete dhe përfshinë më shumë se 900 pjesëmarrës të moshës së rritur, ku gjysma mori ilaçin AZD7442 dhe pjesa tjetër mori trajtimin me placebo. Rezultatet e plota të studimit do të paraqiten së shpejti, deklaroi AstraZeneca.
Ilaçi AZD7442 përmban antitrupa të prodhuar në laborator, të krijuar me qëllimin për të qëndruar disa muaj në trup, për të përmbajtur virusin në rast infeksioni. Ndërsa një vaksinë, nxit sistemin imunitar që të prodhojë antitrupa të posaçëm për të luftuar virusin.
Duke qenë se deri tani studimet janë përqendruar te personat e prekur të pashtruar në spital, ndërkohë një studim i veçantë po shqyrton edhe përdorimin e këtij ilaçi të ri si një trajtim për pacientët e shtruar në spital me COVID-19.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










