Jeta në Zvicër
I grabit barkën personit që e shpëtoi dhe shkakton disa aksidente në ujë
Pasi që një burrë 42 vjeçar shpëtohet në Liqenin e Cyrihut, e hedh shpëtimtarin e vet nga barka dhe ia grabvit barkën me të cilën pastaj shkakton disa aksidente.
42 vjeçari nga Mongolia ishte zhytur me gjithë rroba në Liqenin e Cyrihut pasditen e të hënës dhe, duke notuar, ishte larguar shumë nga bregu. Sjellja e tij e çuditshme u kishte rënë në sy shume vetave që ndodheshin në afërsi, në bregun e liqenit të Cyrihut, në Rapperswil. Duke menduar se ishte në rrezik, ata donin ta ndihmonin, shkruan 20minuten.ch.
Siç bën të ditur Policia Kantonale e St.Gallenit, püerfundimisht ndihmë i ofroi një burrë 55 vjeçar i cili e nxori nga uji dhe e vendosi në barkën e tij motorike, me të cilën u n isën drejt portit. Por, gjatë udhëtimit, për shkaqe ende të panjohura, mes tyre shpërtheu një konflikt, transmeton albinfo.ch. Në sherr e sipër, mongolezi e hedh në ujë pronarin e barkës dhe vazhdon ngasjen e barkës motorike drejt bregut.
Me këtë rast barka e tij rast përplaset me një barkë të zbrazët pedalo dhe me një barkë tjetër motorike. Por nuk mbetet me kaq. Me barkën e grabitur ai godet një barkë “pedalo” tjetër me katër veta në të dhe vazhdon vozitjen drejt mesit të liqenit, përcjell albinfo.ch. Atje pas pak ai kapet nga policia e Liqenit e Kantonit të Cyrihut.
Ndërkohë, shpëtimtari 55 vjeçar është shpëtuar nga persona të tretë të cilët e kanë hipur në barkën e tyre.
Për fat të mirë nga gjithë kjo seri aksidentesh nuk ka pasur asnjë të lënduar. Shkaktari, personi 42 vjeçar është arrestuar nga policia.
(Foto: Kapo Zürich)
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











