Shqipëria
Hungaria: Hapje sa më parë të negociatave të Shqipërisë me BE-në
Qëndrimi i gjithë spektrit politik dhe qeverisë hungareze në favor të hapjes sa më parë të negociatave me BE, ishte kryefjala e takimeve që një delegacion parlamentar i kryesuar nga Mimi Kodheli, kryetare e Komisionit për Politikën e Jashtme dhe i përbërë nga deputetët Paulin Sterkaj dhe Ediola Braha, zhvilluan në Hungari me ftese te Kryetarit te Komisionit te Jashtem, Zsolt Nemeth.
Delegacioni shqiptar zhvilloi takime me zëvendës Kryetarin e Parlamentit hungarez, Istvan Jakab, me Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Jashtëm, me Grupin parlamentar të miqësisë Hungari – Shqipëri, kryesuar nga Agnes Vadai si dhe me Peter Sztaray, Sekretar Shteti për Çështjet e Sigurisë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Në takime u theksuan lidhjet tradicionale miqësore si dhe marrëdhëniet aktuale shumë të mira e të gjithanshme midis Shqipërisë dhe Hungarisë. Bashkëbiseduesit diskutuan çështje të bashkëpunimit dypalësh si dhe u shkëmbyen mendime mbi çështje të interesit të përbashkët si perspektiva europiane, stabiliteti dhe siguria rajonale sikurse dhe roli i parlamenteve në promovimin e bashkëpunimit, besimit dhe miqësisë midis popujve, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Kodheli informoi kolegët hungarezë mbi situatën në Shqipëri, mbi reformat e thella që po zbatohen ne vend dhe përkushtimin e përpjekjet serioze që shoqëria shqiptare bën në rrugën drejt integrimit uropian, duke falenderuar Hungarinë për ndihmën dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme në rrugën tonë drejt progresit dhe afrimit me BE.
Bashkëbiseduesit hungarezë shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e popullit shqiptar në mbrojtje të vlerave europiane, stabilitetit të rajonit dhe sigurisë të kufijve të jashtëm të BE.
Ata i siguruan kolegët shqiptarë si për lobimin dhe për mbështetjen e vendosur dhe aktive të Shqipërisë në përpjekjet e saj për zhvillim dhe integrim ne BE.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit "Gjatë një kontrolli të plotë të individëve të pranishëm, zyrtarët e policisë kantonale gjetën një shkop... -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç













