Maqedonia
Hiqet dogana për dërgesat e vogla deri në 90 euro
Në drejtim të zbatimit të rekomandimeve të Komisionit Evropian, si dhe rritja e vëllimit të e-tregtisë në vend, nga 1 janari i vitit 2020 nga dogana do të lirohen dërgesat e vogla në vlerë deri në 90 euro, njofton MIA, përcjell albinfo.ch

Siç kumtoi Ministria e Financave e Maqedonisë Veriore, kjo është mundësuar me ndryshimet e Dekretit, të përpunuara në bazë të analizës për doganim të dërgesave të vogla, me të cilat pragu i lirimit nga dogana për to rritet nga 45 euro në 90 euro.
“Rritet numri i dërgesave të vogla që qytetarët dhe kompanitë i porosisin përmes Internetit, ndërsa me atë rriten edhe sfidat për shtetin dhe kompanitë. Në BE, pragu i dërgesave të vogla është 150 euro. Qytetarët që kthehen nga vendet e huaja nëpërmjet vendkalimit kufitar me vete mund të marin mallra në vlerë prej 350 euro dhe për to të mos paguajnë shpenzimet importuese. Kur flasim për lehtësim të e-tregtisë tejkufitare duhet të meren parasysh të dy anët. Konstante janë kërkesat e qytetarëve për rritje të pragut të vlerës së mallrave që nënshtrohen në lirimin e pagesës së doganës. Nga ana tjetër, ka presion të madh nga një kategori e caktuar e qytetarëve, të cilët përmes lëshimeve të mëdha duan të kryejnë tregti ilegale. Për atë punojmë në përmirësimin e proceseve dhe rritjen e efikasitetit”, deklaroi ministrja e Financave, Nina Angelovska, në promovimin e skanerit për kontroll të dërgesave postare në zyrën doganore “Posta” në nëntor të këtij viti.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë, blerja elektronike në vend në vitin 2019 është rritur për 14 për qind.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Kulturë dhe miqësi: Austriakët vizitojnë Kosovën Miq austriakë vizitojnë Kosovën dhe festojnë së bashku në “Folk Festival – Anamorava”...
-
Një orë pritje në dalje të pikës Mërdarë
-
Këln: Endrit Smaili paraqet punim shkencor në Kongresin Ndërkombëtar të Papirologjisë
-
Afërdita Gashi, gruaja e parë shqiptare e diasporës që ngjit Majën Mont Blanc
-
Aksident tragjik në St. Gallen, humb jetën një fëmijë shqiptar 4-vjeçar
Jeta në Austri
-
Regjistrimet e makinave në Austri u rritën me 31.6% në muajin korrik Regjistrimet e makinave në Austri në korrik 2025 u rritën me 31.6%, të udhëhequra nga rritja...
-
Austri: Nuk do të ketë kompensim për dëmet në tunelin Schmitten
-
Austri: Restorantet limitojnë kohën e qëndrimit të klientëve
-
Austri: Ministri Karner synon kufizim maksimal të ribashkimit familjar për azilkërkuesit
-
Dhoma e Punës e Austrisë paralajmëron për mbikëqyrjen e punës përmes aplikacioneve