Kosova
Haziri: Keni durim, po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim
Ndryshe LDK dhe VV kanë qenë dy partitë më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit

Nënkryetari i dytë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë zërat se po dështon lidhja e një koalicioni qeverisës LDK-VV.
“Ne kemi punuar më shumë se dy vite për të ndërtuar kapitullin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit politik mes LDK’së dhe LVV’së”, ka shkruar Haziri në llogarinë e tij në Facebook.
“Keni durim. Po e ndërtojmë koalicionin në mirëbesim”
Tutje, kryetari i Gjilanit ka thënë se kjo do të jetë një marrëveshje me qëllime më afatgjata se sa vetëm një mandat qeverisës, si dhe do të ketë përkujdesje që të mos ketë të çara në koalicion.
“Kjo ka me qenë marrëveshje përtej një mandati. Nuk ka të bëj me emrat e përveçëm, porme qartësime të pozitave dhe ndarje të drejtë e me vullnet të mirë, në mënyrë që në qeverinë LDK-LVV të mos ketë ‘bomba të kurdisura”, ka shtuar ai.
Ndryshe LDK dhe VV kanë qenë dy partitë më të votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, dhe që të dyjat kanë ardhur nga opozita e legjislacionit të kaluar ku kanë pasur një bashkëpunim të theksuar.
Javëve të para pas zgjedhjeve, grupet punuese të të dy subjekteve janë marrë vesh për programin qeverisës por të hënën kanë dalë problemet në ndarjen e posteve si dhe në diskutimin për postin e presidentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti