Kosova
Haradinaj feston 4 Korrikun me ushtarët amerikanë
Sot, Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë Ditës së Pavarësisë, përcjell albinfo.ch.
Festës, nga Kosova, i është bashkuar edhe kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka qëndruar në kampin Bondsteel, bashkë me amerikanët.
“Sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë”, ka thënë Haradinaj.
Postimi i plotë:
Nuk ka mënyrë më madhështore se të bashkohesh për Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Kampin Bondsteel, për të festuar mes marinësave, grave dhe burrave amerikanë, që kujdesen për lirinë tonë në partneritet me strukturën tonë të sigurisë dhe që janë në shërbim të mbrojtjes së paqes anembanë botës. Kosova dhe Amerika ndajnë vlerat e përbashkëta, duke nderuar të gjithë ata që janë flijuar për ta ngritur SHBA-në, si vendi i idealeve të lirisë dhe demokracisë, për të gjithë. Besnikë të këtyre idealeve, të cilave iu prin Amerika në botë, sot festojmë edhe ne, krah për krah me miqtë tanë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












