Kosova
Grenell kërkon të hiqet taksa ndaj mallrave serbe
Ai paralajmëron një marrëveshje Kosovë – Serbi
Richard Grenell i kërkon Qeverisë së Albin Kurtit që ta heqë sa më shpejt tarifën ndaj Serbisë, derisa paralajmëron ‘lajme të reja’.
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump, për ndërmjetësim në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka kërkuar nga Qeveria e re e Kosovës që të heqë sa më shpejt tarifën ndaj produkteve serbe.
Grenell, i cili është edhe ambasador i SHBA-së në Gjermani, ka thënë për Associated Press se “presin që tarifat të hiqen menjëherë”, transmeton Gazeta Express.
Ai thotë se është në interes të Kosovës që ta largojë tarifën prej 100 për qind që Qeveria Haradinaj u kishte vënë mallrave serbe dhe boshnjake në nëntor të vitit 2018.
“Ne ua kemi bërë të qartë të gjithë liderëve partiakë në Kosovës se heqja e tarifave është në interes të Kosovës dhe dëshirës për të joshur biznese të reja”, është shprehur Genell.
Ndërkaq, i deleguari i Trumpit, i cili së fundmi ka befasuar me ndërmjetësimin në arrijtjen e marrëveshjes për linjën ajrore Prishtinë – Beograd, paralajmëron lajme të reja.
“Kemi progres historik. Do të ketë njoftime të reja së shpejti, sepse dy palët janë të interesuara të ecin përpara. Këto lëvizje do të krijojnë një jetë më të mirë për popujt e rajonit”, ka thënë Grenell.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri











