Sport
Graniti i motivuar nga lufta e babait të tij për liri
Babai i tij, Ragip Xhaka ka qenë në burg. Ragipi ishte 22-vjeçar kur ishte burgosur nga regjimi serb, pasi kishte protestuar kundër pushtet serb, derisa kishte qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka është shprehur se sfidat e mëdha që i ka kaluar babai i tij për lirinë në Kosovë, kanë ndikuar te ai që të përmirësohet çdo ditë e më shumë, shkruan “dailycannon.com”.
Babai i tij, Ragip Xhaka ka qenë në burg. Ragipi ishte 22-vjeçar kur ishte burgosur nga regjimi serb, pasi kishte protestuar kundër pushtet serb, derisa kishte qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë.
“Po, është e vërtetë se ai ka qëndruar në burg për tre vjet e gjysmë, pasi ishte burgosur për qëndrimet e tij. Ne flasim shpesh në familje për këtë temë. Në fund të fundit unë dua të di se çfarë ka ndodhur”, kishte thënë Xhaka për ‘Blick’ më 2014.
Xhaka u transferua në Arsenal dhe në shumë raste ishte kritikuar për lojën e tij të ashpër, megjithatë, futbollisti shqiptar ka thënë se nuk e ka ndërmend të ndryshojë stilin e lojës.
E-Diaspora
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN”
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











