E-Diaspora
Grafitet “Ausländer Raus” alarmojnë policinë austriake

Po vazhdon urrejtja në vendet evropiane për të huajt që jetojnë në vendin e tyre . Këtë shpesh herë ata e shprehin duke bërë grafite të ndryshme në vende të shumta publike.
E fundit ka ndodhur edhe në Enzersdorf të Mistelbauch në Austri. Mbi një derë të një garazhi raportohet se ështëshkruar slogani i njohur i gjermanofolësve për të huajt “Ausländer Raus” (Të huajt jashtë), njofton “albinfo.ch”.
Megjithëkëtë policia austriake menjëherë ka filluar aksionin për gjetjen e autorit të këtij rasti. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së shtunë dhe të diele, të javës së shkuar.
Kryesi i kësaj vepre është ende i panjohur për policinë austriake, shkruan heute.at, përcjell albinfo.ch.
Grafiti i cili sipas gazetës austriake është i pa shije, ka një gjatësi prej 75 centimetra dhe është shkruar më shkronja të mëdha me ngjyrë të zezë.
Policia e këtij vendi ka hapur edhe një linjë telefonike ku të gjithë ata që dinë për autorin e kësaj vepre të mund të lajmërohen në këtë numër: 059 133 – 3275
Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vesa Brahimi, femra e parë ndërkombëtare që ka diplomuar në “Ranger School” në ShBA Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues në ShBA dhe është bërë femra...
-
Zhdukja e 13-vjeçares Arta Hajzeraj në Gjermani, Ambasada e Kosovës bën thirrje për ndihmë
-
Zhduket një 13-vjeçare nga Kosova në Gjermani, policia gjermane dhe familja kërkojnë ndihmën e qytetarëve
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor