Kosova
GLPS, shqetësuese gjetjet e auditorit për pasqyrat Financiare të Subjekteve Politike
Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) i konsideron si shqetësuese dhe alarmante të gjeturat e Raporteve të Auditorëve të Pavarur mbi Pasqyrat Financiare të Subjekteve Politike në Kosovë.
Sipas tyre auditori, edhe kësaj radhe, konfirmoi shkelje të mëdha të ligjeve në fuqi nga subjektet politike dhe identifikoi që shumë nga veprimet e subjekteve politike janë në kundërshtim të hapur me parimet e transparencës financiare dhe llogaridhënies institucionale, transmeton albinfo.ch.
“Asnjera nga partitë e audituara, konkretisht PDK, LDK, AAK dhe LVV, nuk vlerësohen me një opionin të pakualifikuar. Kjo nënkupton që asnjëri nga subjektet në fjalë nuk ka arritur që pasqyrat financiare t’i paraqesin në mënyrë e kërkuar sipas ligjit dhe standardeve minimale të kërkuara. Auditori në raport me PDK-në, LDK-në dhe LVV-në jep opinion të kualifikuar. Ndërsa në rastin e AAK-së, auditori mohon shprehjen e opinionit. Mohimi i opinionit do të thotë që auditori nuk është në gjendje të siguroj dëshmi të nevojshme për të fituar një bazë për një opinion të auditimit”, thuhet në reagimin e kësaj organizate.
GLPS, u bënë thirrje subjekteve politike që sa më parë të përmirësojnë sjelljet e tyre dhe te mos vazhdojnë shkeljet e evidentuara, kurse institucioneve relevante u kërkojnë që të ndjekin rrugët ligjore për të vënë përpara përgjegjësisë zyrtarët dhe subjektet në fjalë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










