Integrimi
Gjykohet edhe një kosovar në Salzburg pas një rrahje vdekjeprurëse
Pas rrahjes masive vdekjeprurëse në vjeshtën e kaluar në Lehener Park në qytetin e Salzburgut, katër nga dymbëdhjetë të pandehurit u dënuan të enjten më një afat të kushtëzuar,salzburg24.at, përcjell “albinfo.ch”.
Procesi i madh i rrahjes vdekjeprurëse mes afganëve dhe turqve ka vazhduar që nga mesi i majit.Të enjten Gjykata e Salzburgut shqyrtoi katër dënimet e para. Tre turq dhe një shok i tyre me prejardhje austriake – kosovare u dënuan nga tre deri në gjashtë muaj. Për një rast, gjykata shqiptoi një dënim të pakushtëzuar prej 720 euro.
50 vjeçari kërkon debat në Lehener Park
Ballafaqimi kishte ndodhur në shtatorin e vitit të kaluar. Më 21 shtator disa afganë kishin rrahur një të ri turk, që ishte djali i viktimës në një zonë stacioni. Babai i djalit të rrahur kërkonte arsyen në ditën e ardhshme në Lehener Park. Në takim të rinjtë afganë kishin shkuar të armatosur më thika dhe shishe. Përball tyre ishin katër turq dhe një austriak më prejardhje nga Kosova të cilët ishin të pa armatosur.
Biseda në Lehener Park eskalon
Shumë biseda nuk do duhej të diskutohej gjatë këtij takimi. Ngjarja eskaloi në mënyrë të egër ku edhe filluan rrahjet. Gjatë sherrit, një afgan 16 vjeçar theri më thikë burrin 50 vjeçar. Ai u rrëzua në Lehener Park. Katër shokët e tij e tërhoqën zvarrë me makinë dhe çuan në spital, ku 50 vjeçari po atë natë edhe ndërroi jetë. Në përgjithësi për këtë ngjarje në bankën e të akuzuarve janë ulur 12 persona të moshës 16 – 37 vjeçar.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











