Integrimi
Gjykata vendos: Filloreta njëherë për një herë nuk dëbohet
Filloreta hë për hë nuk do të dëbohet në Kosovë. Kështu ka vendosur pasditen e sotme Gjykata Administrative. Por vendimi vlen “për disa javët e ardhshme"
Lajmet mbi Filloreta Palucën, vajzën 16vjeçare nga Kosova, nga java e kaluar po bëjnë bujë në shtypin austriak. Fillimisht, ishte vendimi për dëbim, të vajzës së integruar mirë, e cila jeton prej katër vitesh në Austri, pastaj angazhimi i një çifti austriak për ta adoptuar dhe së fundi “zhdukja” e saj, dhe së fundi dalja në ilegalitet, që për fat të mirë zgjati vetëm dy ditë.
Sot ndërkaq, heute.at shkruan se Filloreta hë për hë nuk do të dëbohet në Kosovë. Kështu ka vendosur pasditen e sotme Gjykata Administrative, tregon avokati i saj, Benno Wagender. Por sipas tij, vendimi vlen “për disa javët e ardhshme”, transmeton albinfo.ch. Siç është raportuar tashmë, afati për dëbimin e Filloretës kalonte më 15 maj.
Aktualisht, sipas avokatit të saj, vajza e re shqiptare është në rrugë për te familja e saj adoptuese, Eder në Timelkam, qarku Vöcklabruck. Thomas Eder dhe familja e tij duan ta adoptojnë Filloretën për të penguar kështu kthimin e saj në Kosovë. Por, në një afat më të gjatë ajo është sërish e kërcënuar me dëbim, pasi që Kosova konsiderohet vend i sigurt i prejardhjes.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










