Shkurt.ch
Gjykata Federale kthen në rigjykim dënimin e përjetshëm të shqiptarit
I gjykuari për vrasjen e pensionistit zviceran, të kryer në vitin 2008, mund të marrë ndonjë dënim më të lehtë
Një shqiptar, i cili për vrasjen e kryer në vitin 2008 në Epalinges të kantonit Vaud qe dënuar me burg të përjetshëm, mund të marrë një dënim më të ulët se ky. Gjykata per krime e Lozanës do të detyrohet, në bazë të urdhëresës së Gjykatës federale, të kthejë në gjykim lëndën në fjalë.
Shqiptari, sot 30 vjeç, së bashku me një bashkëkryes të tij zviceran, pesë vjet më të ri, në dhjetorin e vitit 2008 në orët e hershme të mëngjesit kishin hyrë dhunshëm në një vilë të një çifti pensionistësh në Epalinges. Kur e kishin hasur të zotin e shtëpisë, të zgjuar, ata e kishin goditur atë me shkelma dhe grushte. Po ashtu ata kishin rrahur edhe gruan e tij, të cilën e kishin detryuar t`ua jepte çelsin për arkën e parave.
Të tërbuar që aty kishin gjetur vetëm 200 franga, dy plaçkitësit i ishin kthyer sërish me goditje në kokë pensionistit. Kur kishte arritur policia në shtëpi, plaku tashmë kishte ndërruar jetë nga gjakderdhja në tru, shkruan 20minuten.online.
Gjykata për krime e Lozanës , në një gjykim të kryer në vitin 2010 e kishte shpallur fajtor shqiptarin për plaçkitje dhe vrasje, për çfarë e kishte dënuar atë me burg të përjetshëm. Ndërsa bashkëkryesi i tij ishte dënuar me 16 vjet heqje lirie. Gjykata e Kantonit kishte vërtetuar masën e dënimeve. Por, Gjykata Federale, përmes vendimit të saj të marrë, kishte miratuar pjesërisht ankesën e shqiptarit.
Kështu, sipas Gjykatës më të lartë të Zvicrës, Gjykata e Lozanës dhe ajo e Kantonit Vaud, nuk ka dhënë arsye të forta kur ka shqiptuar dënimin me burgim të përjetshëm për të ankuarin. Për këtë arsye lënda kthehet për rigjykim në Gjykatën e kantonit. Ndërkaq, Gjykata Federale ka hedhur poshtë ankesën e dorasit tjetër, me shtetësi zvicverane.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










