Integrimi
Gjesti human i çiftit shqiptar përloti rrjetin në Itali
Ata i paguan faturën një gruaje të moshuar, e cila nuk kishte mundësi të paguante ushqimet esenciale që kishte futur në shportë
Një gjest i thjeshtë solidariteti, i një çifti shqiptarësh, që u bë publik nga punonjësja e një supermarketi në faqen e Facebook-ut, ka marrë mjera klikime dhe është shpërndarë në shumë rrjete sociale. Carola Balzarotti, administratore e faqes ‘Sei di Corbetta Se’ në facebook, punon si kasiere në një supermarket në Magenta në Itali, transmeton albinfo.ch
Ajo rrëfeu në faqen e saj një histori nga ato që lënë gjurmë, protagonistë të së cilës ishte një çift shqiptarësh, të cilët i paguan faturën një gruaje të moshuar, e cila nuk kishte mundësi të paguante ushqimet esenciale që kishte futur në shportë.
“Një histori e shkurtër e mrekullueshme.. Sot në punë, erdhi në kasë një zonjë e moshuar, e cila nxori nga shporta bukë, djathë, disa fruta … Pasi shkarkoi gjithçka nga shporta, me ndrojtje më tha: Zonjë të lutëm ndalo, me duket se e kam tepruar, kam vetem 50 euro, dhe me duhet te pres edhe nje jave per te marre pensionin. Sa ka shkuar fatura? 42 euro zonjë, ju përgjigja unë.
‘Jo Jo nuk mundem, më kaloni vetëm ushqimin për macen se për atë erdha dhe të tjerat hiqi’. Unë me lot në sy, i përkëdhela dorën dhe i thatë lMos u shqetësoni’. Pas zonjës ishte një çift të huaj, më duket se shqiptarë. Gruaja mu afrua dhe me zë të ulët me tha: Kaloji të gjitha për zonjën, diferencën e paguan im shoq. E kemi kaluar edhe ne këtë situatë, e di çfarë do të thotë” Më duket se i vura në siklet edhe ata, pasi ika më shpejtësi duke qarë në një cep.”
Ky postim brenda 24 orëve ka marrë mbi 5000 like dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale në itali
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










