Kosova
Gjermania dhe SHBA-ja kanë qëndrim të njëjtë ndaj Kosovës
Një shkrim në gazetën serbe “Blic” ku thuhej se SHBA dhe Gjermania kanë qëndrime të ndryshme ndaj Kosovës, ka bërë që këto dy të fundit të dalin me një deklaratë të përbashkët.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Gjermanisë kanë reaguar duke thënë se këto dy vende nuk kanë dallime në qëndrimin e tyre ndaj shtetit të Kosovës.
Teksti i reagimit të ambasadorit amerikan Scott dhe atij gjerman Schieb:
“Artikulli që e keni publikuar në faqen e parë të ‘Blicit’ më 5 prill është përpjekur të tregojë mospajtimet serioze ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Gjermanisë lidhur me politikën në Ballkan.
Kjo gjë është larg nga e vërteta.
Edhe SHBA-ja e edhe Gjermania vazhdojnë ta përkrahin dialogun që zhvillohet me ndërmjetësim të BE-së. Ne jemi të përkushtuar ndaj synimit për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë e të zbatueshme për t’i kontribuuar stabilitetit rajonal.
Jemi të pajtimit se të dy palët duhet të bëjnë përpjekje për t’i hequr pengesat, t’i evitojnë provokimet e ndërsjella dhe të kthehen në negociata me gatishmërinë që të arrijnë marrëveshje.
Në këtë kuptim, SHBA-ja dhe Gjermania mendojnë se Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë e Bosnjë e Hercegovinës, janë të përcaktuara që edhe më tej t’iu japin përkrahje përpjekjeve që shpien te dialogu, pajtimi dhe marrëdhëniet miqësore ndërmjet të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor”, theksohet në reagimin e përbashkët të nënshkruar nga ambasadorët Schieb dhe Scott.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











