Bota
Gjermanët e kanë të vështirë të kursejnë
Analistë të disa bankave në Gjermani, ndër të tjera Sparkasse, Volksbank dhe Raiffeisenbank, janë të mendimit se qytetarëve do t’u mbeten më pak para për të kursyer, sepse të ardhurat do t’u nevojiten për të përballuar shpenzimet e përditshme të jetesës.
Sipas ekspertëve të grupit të Bankave të Kursimeve, Sparkasse, shumica e gjermanëve po jetojnë gjithnjë e më shumë limitet e tyre financiare për shkak të inflacionit të lartë. Presidenti i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, Helmut Schleweis, tha: “Ne presim që deri në 60 për qind e konsumatorëve do ta humbasin fuqinë blerëse për shkak të rritjes së konsiderueshme të çmimeve”, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Edhe grupi i bankave Volksbank dhe ai i Raiffeisenbank po vëzhgojnë se klientët kanë më pak hapësirë për të manovruar. “Inflacioni i lartë u rrëmben konsumatorëve fuqinë blerëse, gjë që redukton aftësinë e tyre për të kursyer”, tha drejtori i Bordit të drejtorëve të Shoqatës së Grupit Volksbank dhe Raiffeisenbank, Andreas Martin.
Sipas ekspertëve bankarë, situata e kursimeve pritet të përkeqësohet ndjeshëm veçanërisht në vjeshtë dhe dimër, sidomos për personat me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Situata e tensionuar duket që tashmë qartë në llogaritë bankare, sepse shumë vetë marrin kredi afatshkurtra ose hyjnë në minus.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












