Kosova
Gërvalla: Maqedonia e Veriut partener strategjik i Kosovës dhe model për rajonin
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur homologun e saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani.Ajo ka thënë se bisedat e tyre gjithmonë janë shumë të afërta dhe të ngjeshura meqë ka shumë tema që i bashkojnë, përcjell albinfo.ch.
“Republika e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë së Veriut ndajnë interesa të përbashkëta politike dhe ekonomike për stabilitetin, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e rajonit tonë. Fuqizimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe fqinjësisë së mirë është përkushtim i yni që për ne s’ka tjetër alternativë.
Ajo gjatë takimit tha se Maqedonia e Veriut është partner strategjik i Kosovës.
“Rreth tri vjet marrëdhënie ndërshtetërore kemi lidhur bashkëpunim në shumë fusha, vizita takime intensive në të gjitha nivelet. Këto përbëjnë atë që mund quhet model i bashkëpunimit rajonal dhe i fqinjësisë së mirë. Ky është demonstrim praktik i fqinjësisë së mirë dhe mund të thuhet se po japim kontributin tonë për të gjithë rajonin drejt afrimit të Ballkanit me BE-në”, u shpreh ajo.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











