Integrimi
Gerta Cami-Kobeci, shqiptarja e suksesshme në Britaninë e Madhe
Dr.Gerta Cami – Kobeci është shqiptarja e radhës, e suksesshme në diasporë. Pedagoge në lëndën e Kimisë Farmaceutike pranë “University of Hertfordshire, lidere në kërkimet shkencore, ajo është sot një nga emër i nderuar në Britaninë e Madhe që na bën të ndihemi krenarë.
Me vullnet, pasion e punë të palodhur ka arritur të ngjitet një nga një shkallët e karrierës dhe të jetë gjithmonë kërkuese në arritjet e saj në fushën e shkencës.
Por, nuk lë mënjanë atdheun, gjuhën, me të cilin e lidh e kaluara, e lidhin kujtimet, njerëzit e saj të dashur. E kur bëhet fjalë për një bashkëpunim sa më të ngushtë mes diasporës e shteteve tona, Gerta thotë: “Përgjegjësia e bashkëpunimit si fillim bie te shqiptarët e diasporës, pastaj te qeveritë përkatëse”, por ajo është optimiste se gjërat do të shkojnë më mirë dhe vetëm duke punuar sa më fort do të dalë në pah potenciali që kemi si komb!
Studimet e doktoraturës në vitin e parë i kishte bërë me vetëfinancim, ndërsa nga departamenti kishte të mbuluar vetëm kemikalet e projektit. Kështu që duhej të punonte gjatë fundjavës që të mbulonte shpenzimet e jetesës. Punonte 12 orë çdo të shtunë në “Royal Hospital Bath” si ndihmëse infermiere.
Për më tepër, asaj iu dha mundësia të jetë lidere e kimisë mjekësore të një projekti hulumtues pranë kompanisë “Orexigen” që patentoi ligandet që ajo dizajnoi.
“Jam duke përgatitur aplikim grantesh për projekte shkencore, duke përfshirë këto tema mjekësore-farmaceutike: analgjeziket, antibiotiket, inflamacionin”, shkruan thealbania, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu jemi një grup pedagogesh që përgatisim një “review” me zhvillimet dhe te rejat nga dhjetëvjeçarit i fundit në Kimine Heterocyklike, ka thënë Gerta
Gjithashtu ajo ka thënë se të gjithë ata që kanë qëllime, ëndrra dhe luftojnë fort, të mos e konsiderojnë kurrë dorëzimin si një opsion.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











