Futboll
GC aktivizoi talentin boshnjak përkundër ligjeve zvicerane
Më 4 shkurt mesfushori boshnjak Rifet Kapic (22) debutoi me skuadrën zvicerane GC, pasi më 12 janar kishte lidhur një kontratë deri qershor 2022. Ndaj talentit 22 vjeçar ka pasur oferta edhe nga klube italiane dhe spanjolle, ndërsa së fundi ishte aktivizuar me ND Gorica në Slloveni.
Duke qenë shtetas i Bosnjës, shtet jo anëtar i BE, ai mund të aktivizohet në futbollin zviceran vetëm nëse paraprakisht merr vizë dhe më pas të drejtën e punësimit. Kjo procedurë zgjat mirë tre javë, shkruan “Blick”.
Megjithatë GC e aktivizoi të riun që në 4 shkurt kundër Sionit, sipas gjitha gjasave pa të drejtë punësimi dhe qëndrimi, përcjell albinfo.ch. Kjo mund të sjell gjobitjen e klubit zviceran, ngjashëm siç ndodhi në 1990 me Hoppers, duke u dënuar me 5000 franga zvicerane, ndërsa sot dënimi i tillë mund të shkojë deri në 20.000 franga.
Deri tani GC nuk ka dashur të komentojë për rastin.
E-Diaspora
-
Platforma“Made in Kosova” promovon potencialin ekonomik, kulturor e turistik Në ambientet e TechPark Prishtina, sot u përuruan këndi dhe platforma më e re “Made in...
-
Prime Travel, partneri juaj i udhëtimeve
-
A mendoni se vetëm 400 mijë shqiptarë janë në diasporë?
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë!
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë