Fun
Gazeta zvicerane na e uron festën me “çokolatat” shqiptare të sportit
Festa e Flamurit, dita e 28 Nëntorit ka zgjuar edhe kureshtjen e mediave zvicerane. Gazeta “Blick am Abend” ka uruar gjithë shqiptarët duke prezantuar disa nga bukuroshet më të njohura të televizioneve shqiptare
“Sot, miqtë tanë shqiptarë festojnë 104 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne shfrytëzuam këtë rast që të ju urojmë më disa fjalë të ëmbla”, shkruan blick, transmeton “albinfo.ch”.
Tutje gazeta shkruan se Kampionati Evropian i cili u mbajt gjatë verës së kaluar tregoi më së miri se: Tifozët shqiptarë mund të festojnë shumë mirë, dhe para se gjithash që ata kanë edhe tifoze të bukura. Dy tifoze shqiptare “pushtuan” mediat botërore. Ato, duke bërë më duar shqiponjën dykrenore, i dërguan botës përshëndetjet e tyre.
“Për këtë ditë të veçantë, ne do të ju prezantojmë me femrat më të bukura televizive shqiptare. Cila është e preferuara e juaj? Ju mund të votoni në fund të artikullit”, shkruan blick, përcjell albinfo.ch
Luana Vjollca
Me 700 mijë ndjekës, Luana Vjollca është një yll i vërtetë i Instagramit në Shqipëri. Përveç kësaj, ajo udhëheq një emision çdo të diele dhe është e njohur edhe si këngëtare.
Marina Vjollca
Marina Vjollca (26) është motra e Luanës dhe çdo të hënë moderon emisionin sportiv “Procesi sportiv”. Biondja bukuroshe është në lidhje me rep – këngëtarin Getoar Selimin.
Albana Osmani
Gjatë studimeve të artit, Albana Osmani kërkonte një punë si dizajnere grafike, por papritur u bë prezantuese televizive e një nga televizioneve shqiptare.
Ilda Bejleri
Ilda Bejleri është gazetare e sportit të kanalit më të njohur shqiptar të sportit “SuperSport”. Ylli ynë i kombëtares zvicerane, Xherdan Shaqiri, vitin e kaluar përveç një interviste, kishte shijuar një darkë të këndshme me brunen e bukur shqiptare.
Bora Zemani
Ndonëse është aktore, këngëtare apo modele, Bora Zemani ka edhe diçka tjetër prapa vetes. Aktualisht ajo është duke punuar si prezantuese në “SuperSport”.
Jonida Vokshi
Jonida Vokshi luan në një serial komedi, ndërkohë ajo çdo të hënë moderon edhe një emision show, ku bisedon me të ftuarit për temat aktuale.
Viola Spira
Viola Spiro ishte deri kohët e fundit gjithashtu pjesë e “Super Sport”. Në mënyrë të pashpjegueshme, bashkëpunimi mes tyre është ndërprerë. Tani, bukuroshja bionde është duke u përpjekur për të gjetur një vend pune në një tjetër kanal sportiv.
Vlera Jusufi
Prezantuesja Vlera Jusufi për “SuperSport” bashkë me mysafirët e saj komentojnë në detaje ndeshjet e ligës së Kosovës – dhe kjo nuk është çudi. Si ajo, ashtu edhe motra e saj janë të martuar për futbollistë.
Sidorela Gjoni
Sidorela Gjoni është tifoze e madhe e Real Madridit. Deri më tash ajo komenton ngjarjet sportive në “Super Sport”, vetëm të tenisit dhe notit. Në të ardhmen dëshiron që ajo të i përkushtohet më shumë komentimit të ngjarjeve futbollistike.
Fotot dhe sondazhin ku edhe mund të votoni, e keni në këtë link: http://www.blickamabend.ch/
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









