Shkurt.ch
Futet mbikëqyrja e të huajve nga shteti?
Shtetasit e rreth dymbëdhjetë shteteve të botës do të futeshin menjëherë në listat e këtij shërbimi, sapo të hynin në territorin e Zvicrës

Personat nga “vendet e rrezikshme” duhet që, me rastin e hyrjes në Zvicër, t`i nënshtrohen një mbikëqyrjeje të fshehtë nga Shërbimi i Sigurimit i Zvicrës. Kjo, me gjithë faktin se qeveria e vendit, me një vendim të marrë në vitin 2010 e kishte ndërprerë këtë praktikë.
Nëse do të miratohej kërkesa e shërbimit të sigurimit shtetëror, shtetasit e rreth dymbëdhjetë shteteve të botës do të futeshin menjëherë në listat e këtij shërbimi, sapo të hynin në territorin e Zvicrës. Këtë e ka konfirmuar për gazetën “Tages-Anzeiger” një zëdhënës i shërbimit të sigurimit.
Një praktikë të tillë do ta mundësonte një ndryshim i rregullativës
Në fillim të vitit 2012 do të startonte projekti që do të trashëgojë programin e kontestuar Fotopass.
Por kjo masë kontrolli është kritikuar shumë nga opinioni zviceran.
Sidoqoftë, të gjitha të dhënat e grumbulluara përmes këtij projekti, do të shlyheshin automatikisht pas pesë vitesh.
E-Diaspora
-
Kosovarja fsheh pasurinë prej 350,000 frangash për të marrë ulje të primeve Një grua 74-vjeçare është gjobitur për mashtrime të shumëfishta. Gruaja kishte marrë fonde nga Kantoni i...
-
Mijëra shqiptarë “pushtuan” rrugët e Nju Jorkut në paradën kuqezi
-
Arrestohen 11-të persona në Itali, mes tyre shqiptarë
-
Sot nis Alba Festival në zemër të Cyrihut
-
Plagosje me armë në Itali, dyshohet për një shqiptar
Jeta në Austri
-
95.8% e liqeneve dhe lumenjve të Austrisë janë vlerësuar si të “shkëlqyeshëm” Ujërat e banjës së Austrisë kanë rënë nga vendi i dytë në të katërtin në një...
-
Ku në Evropë janë pikat më të pastra dhe më të pista të notit?
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen?
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini