Sport
Futbollisti shqiptar zgjedh Shqipërinë para Maqedonisë
“Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar dhe me shumë kënaqësi zgjodha Shqipërinë. Ishte dëshira ime, por sidomos e prindërve të mi që unë të luaj për Shqipërinë”, ka thënë Valon Ahmedi
Valon Ahmedi ka zgjedhur Shqipërinë, përkundër se kishte oferta nga Maqedonia. Ai është i lindur në Ohër, megjithatë zemra i rrah vetëm kuqezi.
“Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar dhe me shumë kënaqësi zgjodha Shqipërinë. Ishte dëshira ime, por sidomos e prindërve të mi që unë të luaj për Shqipërinë. Kam pasur presion nga Maqedonia, por e kam bërë zgjedhjen e time dhe për këtë ndihem shumë mirë. E kam nder që jam pjesë e kombëtares kuqezi dhe, nëse trajneri do të më japë minuta, do të bëj maksimumin. Kam zgjedhur me zemër”, është shprehur Ahmedi për “Supersport”.
Ahmedi së fundi u kualifikua me Mariborin në Ligën e Kampionëve, dhe është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja kuqezi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind










