Kosova
Fushatë e ashpër, për 5 ditë 30 ankesa për shkelje të kodit të mirësjelljes
“Deri dje në ora 19:00 , PZAP ka pranuar gjithsej 32 ankesa. Prej tyre 14 janë aprovuar. 4 janë refuzuar. Ndërsa 14 janë në procedurë të shqyrtimit dhe për to do të vendoset brenda afatit ligjor”, tha Mul Desku nga PZAP
Fushata zgjedhore në zgjedhjet e sivjetme lokale duket më e ashpër se sa në zgjedhjet e kaluara. Vetëm për pesë ditë fushatë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë depozituar 32 ankesa për shkeljen e kodit të mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore. Kështu ka deklaruar kryetari i sekretariatit të PZAP-së, Mulë Desku.
“Deri dje në ora 19:00 , PZAP ka pranuar gjithsej 32 ankesa. Prej tyre 14 janë aprovuar. 4 janë refuzuar. Ndërsa 14 janë në procedurë të shqyrtimit dhe për to do të vendoset brenda afatit ligjor”, tha Desku për RTK.
Sipas tij, natyra e ankesave të parashtruara në PZAP, ka të bëjë me shkelje të kodit të mirësjelljes nga partitë politike gjatë fushatës zgjedhore. Deri më tani si subjekt politik, Lëvizja Vetëvendosje është partia e vetme që ka bërë ankesa në PZAP për shkelje të kodit zgjedhor.
“Prej 32 ankesave vetëm dy ankesa janë parashtruar nga një subjekt dhe një OJQ, ndërsa 30 ankesa janë parashtruar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe KDIU-ja apo Instituti Demokratik i Kosovës. Natyra e ankesave ka të bëjë kryesisht me thyerjen e kodit të mirësjelljes gjatë bërjes së fushatës zgjedhore të subjekteve politike, kandidatëve dhe mbështetësve të tyre”, tha Desku.
Fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka filluar para gjashtë ditësh dhe do të zgjasë një muaj. Partitë politike fushatën do e përmbyllin më 20 tetor, kur edhe nis heshtja zgjedhore. Ndërsa me 22 tetor do mbahen zgjedhjet lokale për kryetarë komunash dhe kuvende komunale.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










