Kosova
Kosovë: Fushata zgjedhore nis më 28 maj, organizimi i zgjedhjeve kushton mbi 10.8 milionë euro
KQZ miratoi planin e aktiviteteve dhe buxhetin për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit.
Kosovë- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar planin e aktiviteteve dhe buxhetin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor, përcjell albinfo.ch.
Referuar KQZ-së, fushata zgjedhore do të nisë më 28 maj, ndërsa organizimi i procesit zgjedhor pritet të kushtojë mbi 10 milionë e 800 mijë euro.
Buxheti i planifikuar dhe i miratuar për këto zgjedhje është saktësisht 10,887,186.445 euro.
Në mbledhjen e së premtes, KQZ-ja mori vendime për caktimin e afateve dhe miratoi planin e aktiviteteve që përfshin një sërë procesesh kyçe, përfshirë: deklarimin e partive politike për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje, formimin e koalicioneve, aplikimin për certifikimin e subjekteve politike, dorëzimin dhe verifikimin e listave të kandidatëve, periudhën e fushatës zgjedhore dhe caktimin e qendrave të votimit, përfshirë edhe ato në përfaqësitë diplomatike.
Po ashtu, plani përfshin regjistrimin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës, periudhën e votimit përmes postës dhe në përfaqësi diplomatike, certifikimin e listës së votuesve, akreditimin e vëzhguesve dhe mediave, si dhe emërimin e anëtarëve të 38 Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve dhe këshillave të vendvotimeve./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa










