Kosova
KQZ gati t’i shpallë rezultatet përfundimtare, pret afatin 48-orësh për ankesa lidhur me rinumërimin
Pas përfundimit të rinumërimit të 185 vendvotimeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka deklaruar se është i gatshëm që të shpallë rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit, përcjell slbinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se tani janë në pritje nëse do të paraqitet ndonjë ankesë lidhur me këtë proces, në afatin prej 48 orësh duke u llogaritur nga ora 12:00 e ditës së sotme kur u përmbyll rinumërimi.
Ai bëri të ditur se para shpalljes së rezultateve përfundimtare, do të kërkojnë konfirmim nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa nëse është duke shqyrtuar ndonjë ankesë.
“Më përfundimin e rinumërimit, mund të konstatojmë se KQZ ka përmbyllur administrimin e procesit që përfshin aktivitetet në QKN dhe QNR. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm teknikisht që të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit….Para shpalljes së rezultateve përfundimtare, KQZ do të kërkojë konfirmim nga ana e PZAP nëse ka ndonjë ankesë që është duke u shqyrtuar në këtë institucion”, ka deklaruar Elezi në konferencën për media.
Lidhur me rinumërimin, Elezi tha se Qendra e Numërimit dhe Rezultateve do të dalë me raport të detajuar me gjetjet nga secili vendvotim.
Ai tha se beson se raporti do të hartohet shpejt./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zogu në motor anulon fluturimin nga Selaniku drejt Gjermanisë, 150 pasagjerë mbeten në aeroport 150 pasagjerë bllokohen në aeroportin e Selanikut... -
Itali
Sherri i dyshuar për një vajzë përfundon në tragjedi, vritet 24\-vjeçari shqiptar në Itali -
Kolona deri në një orë në kufi, pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë -
Gjermani
Mediat gjermane raportojnë për aksidentin tragjik në Nittendorf, ku humbën jetën tre mërgimtarë nga Kosova -
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












