Qeveria e Greqisë ka prezantuar një projektligj që synon ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën moshën 15-vjeçare. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 janar 2027, me qëllim rritjen e mbrojtjes së të miturve nga rreziqet e hapësirës digjitale.
Nisma u bë e ditur nga ministri i Shtetit, Akis Skertsos, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, dhe ministri i Qeverisjes Digjitale dhe Inteligjencës Artificiale, Dimitris Papastergiou, gjatë një konference të përbashkët për media.
Sipas projektligjit, platformat e rrjeteve sociale do të jenë përgjegjëse për verifikimin e moshës së përdoruesve, në mënyrë që të sigurohet zbatimi i kufizimeve të përcaktuara.
Ministri Papastergiou shpjegoi se për përcaktimin e moshës do të përdoret 1 janari si datë referuese për çdo vit, me synimin që kufizimet të përputhen me grupmoshat e nxënësve sipas vitit shkollor.
Për rrjedhojë, nga fillimi i vitit 2027, ndalimi do të përfshijë fëmijët e lindur në vitin 2013 dhe më vonë.
Ndërkohë, ministri Skertsos bëri të ditur se projektligji do t’i paraqitet komisionit përkatës parlamentar më 13 tetor, ku është paraparë edhe një seancë dëgjimore me përfaqësuesit e palëve të interesuara.
Qeveria greke synon që projektligji të shqyrtohet për miratim në seancën plenare të Parlamentit më 22 tetor.