Lajme
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA
Mbi 7 mijë mjekë dhe shkencëtarë nga e gjithë bota marrin pjesë në ENDO 2026, ndërsa profesoresha kosovare prezanton një studim inovativ për trajtimin e tiroides
Një tjetër sukses i rëndësishëm për mjekësinë dhe shkencën kosovare po shënohet në arenën ndërkombëtare. Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremi po përfaqëson Kosovën dhe Universitetin e Prishtinës në kongresin prestigjioz ENDO 2026, i cili po mbahet në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton albinfo.ch.
Ky kongres konsiderohet një nga ngjarjet më të mëdha globale në fushën e endokrinologjisë, duke mbledhur mbi 7 mijë mjekë, studiues dhe ekspertë të shkencave mjekësore nga vende të ndryshme të botës.
Si anëtare e Endocrine Society, Prof. Dr. Berisha-Muharremi do të prezantojë një punim shkencor mbi Photobiomodulimin, një metodë inovative që përfshin trajtimin me laser të gjëndrës tiroide. Studimi paraqet qasje të reja në trajtimin e sëmundjeve endokrinologjike dhe dëshmon nivelin e avancuar të kërkimit shkencor që po zhvillohet nga profesionistët kosovarë.
Përmes një reagimi publik, ajo e cilësoi pjesëmarrjen në këtë forum si një nder të veçantë dhe një mundësi të jashtëzakonshme për të prezantuar punën shkencore dhe inovacionin para elitës botërore të endokrinologjisë. Njëkohësisht, ajo shprehu mirënjohje për bashkëpunëtorët e saj që kontribuuan në realizimin e këtij projekti.
Pjesëmarrja dhe prezantimi i një studimi shkencor në një kongres të këtij niveli përbën një arritje të rëndësishme jo vetëm për karrierën profesionale të Prof. Dr. Venera Berisha-Muharremit, por edhe për promovimin e Kosovës në hartën ndërkombëtare të shkencës, kërkimit dhe mjekësisë moderne./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











