Botërori 2026
Pas kritikave, Yakin mbron Xhakën
“Ky ishte sulm personal në Xhakën”, ka thënë Yakin në konferencë për shtyp
Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, është përgjigjur në pyetje për Granit Xhakën edhe pas fitores 4:1 ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
“Blick” shkroi se për shkak të kritikave publike të Xhakës, atmosfera te Zvicra po bëhej toksike, transmeton albinfo.ch.
“Ky ishte sulm personal në Xhakën”, ka thënë Yakin në konferencë për shtyp.
Ai ka theksuar se vazhdimisht është në kontakt me Granitin, ndërsa para ndeshjes me Bosnjën ka pasur një bisedë tjetër me liderin e Zvicrës.
“Ishte e rëndësishme ta trajtoja shkurtimisht këtë çështje këtë javë, për të kuptuar se sa shumë ka ndikuar tek ai”, ka theksuar Yakin.
Biseda zgjati rreth 10 minuta. Më pas Yakin u kthye i lumtur në fushën stërvitore. Xhaka shkëlqeu ndaj Bosnjës. “Ishte e rëndësishme të lihej anash ajo dhe të shfaqej gjithë energjia në fushë. Këtu më duhet ai. Bisedat jashtë fushës nuk janë puna jonë”, ka sqaruar Yakin.
Xhaka sërish ishte lider i mesfushës. “Ai ofroi shumë mundësi pasimi, fitoi shumë duele dhe kishte lëvizje të rëndësishme sulmuese”, ka theksuar Murat Yakin për kapitenin e tij.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












