Koronavirusi: çast pas çasti
Franca nuk lejon më përdorimin e hidroksiklorinës si ilaç kundër Covid-19
Qeveria franceze ka njoftuar se mjekëve në këtë shtet nuk iu lejohet më përdorimi i hidroksiklorinës si ilaç për trajtimin e koronavirusit.
Ky vendim vjen pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e pezulloi këtë javë testimin e hidroksiklorinës dhe të klorokinës, për shkak të shqetësimeve për sigurinë.
Hidroksiklorina, e cila përdoret normalisht për të trajtuar malarien ose artritin, është promovuar më herët nga virologu francez, Didier Raoult, i cili është takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, për të diskutuar përdorimin e saj si trajtim për pacientët me koronavirus.
Por, OBSH-ja tha këtë javë se ka pezulluar testimin e saj dhe të klorokinës, pasi një studim në revistën mjekësore britanike The Lancet ka konstatuar se përdorimi i këtyre ilaçeve te pacientët me koronavirus mund t’i rrisë shanset e tyre për të vdekur.
Sipas studimit, ato mund të prodhojnë efekte anësore, sidomos çrregullimin e ritmit të zemrës, përcjell Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












