Fun

FMN: Suedia, lider botëror sa i përket çmimit të lartë të banesave

Suedia është vendi numër një në botë për rritjen më të lartë të çmimeve të shtëpive në tremujorin e dytë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), cituar nga edicionin online “TheMoveChannel.com”.

Në bazë vjetore, rritja e çmimeve të banesave në vendin skandinav arrin 14%. Në vendin e dytë është Zelanda e Re me 11%, ku tashmë aplikohen edhe kufizimet në kreditë hipotekare në atë që dekurajon investitorët në pasuri të patundshme dhe ka çuar në një kthesë të çmimeve.

Në pozitën e tretë vjen Lituania dhe top 10-shi plotësohet me Hungarinë, Malten, Izraelin, Katarin, Kolumbinë, Turqinë dhe Britaninë e Madhe.

Në fund të listës është Ukraina, me një rënie vjetore në çmimet e mbi 25%. Rusia është e dyta me një rënie prej 15%, e ndjekur nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA).

Në grupin e vendeve me rritje të moderuar të çmimeve në tremujorin e dytë – deri në 5 për qind mbi baza vjetore figurojnë Spanja, Republika Çeke, Portugalia, Meksika, Holanda, India, Gjermania dhe vendet e tjera.

Udhëheqës në rritjen e kredive në një shkallë globale është Meksika me mbi 15% në vit, e ndjekur nga Estonia, Filipinet dhe Kina. Top 10 plotësohet me Sllovakinë, Kolumbinë, Suedinë, SHBA-në, Australinë dhe Norvegjinë.

Rënia më e fortë për kreditë e banimit është regjistruar në Ukrainë, e ndjekur nga Irlanda, Sllovenia, Hong-Kongu dhe Brazili.

Raporti në mes të çmimit të pasurive dhe të ardhurave është 130%. Pas Austrisë dhe Suedisë, top 10 është plotësuar nga Gjermania, Britania e Madhe, Luksemburgu, Zvicra, Kanadaja dhe Estonia.

Në fund të kësaj liste janë Spanja, Polonia dhe Holanda.

FMN ka paralajmëruar pabarazitë në tregun e shtëpive në Suedi, të cilët janë të inkurajuar për shkak të politikës monetare të Bankës Qendrore. Autoritetet e vendit kanë futur disa kufizime për blerësit e apartamenteve që kanë të bëjnë me raportin e çmimit të banesave e të ardhurave, dhe ritmin e shlyerjes së borxhit të ekonomive familjare. Masat ende duket se nuk funksionojnë mirë, sepse rritja e fortë në treg vazhdon.