Koronavirusi: çast pas çasti
Finlandë: 24 udhëtarë nga Shkupi rezultojnë pozitivë me koronavirus
Finlanda do të vendosë testim të detyrueshëm për Covid-19 për udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lart, tha ministri për Punë dhe Çështje Familjare, Krista Kiuru, pasi nga 157 pasagjerë që po ktheheshin nga Shkupi, 24 kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.
“Aeroporti Turku në Finlandë të shtunën realizoi testim vullnetar për të gjithë udhëtarët që u kthyen nga Shkupi, pasi autoritetet kanë regjistruar raste të reja kohëve të fundit, kryesisht nga Maqedonia e Veriut dhe Rumania”, tha Kiuru, duke shtuar se “epidemia është në Ballkan”.
Karantina prej 14 ditëve do të jetë e detyruar për të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet, ku në dy javët e fundit janë regjistruar së paku 8 raste të reja në 100 mijë banorë, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell albinfo.ch.
Mosrespektimi i karantinës do të dënohet me para ose burg deri në tre muaj.
Finlanda ka mbi 7 mijë raste me koronavirus dhe mbi 300 viktima.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














