Kosova
Fillon punën grupi punues për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje
Në kuadër të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, fundjavën e kaluar u mbajt punëtoria e grupit punues për ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna, në Kosovë.
Gjatë vitit të kaluar, Inciativa për Barazi dhe Drejtësi (INJECT) në krye me drejtoren Luljeta Aliu, kishte kërkuar nga ky komision inicimin e këtij ndryshimi, transmeton albinfo.ch.
Përgjatë kësaj punëtorie, që u kryesua nga deputetja Mexhide Mjaku Topalli, njëherësh udhëheqëse e inciativës brenda komisionit, INJECT ka paraqitur tetë propozime, për të cilat drejtorja Luljeta Aliu shpreson që do të merren parasysh.
“Shpresojmë se propozimet tona do të merren parasysh dhe të përmirësohet situata e rëndë e grave kosovare, të cilat përpos që përballen me dhunë fizike, psikike dhe ekonomike në familje, paragjykime shoqërore, në rast të denoncimit të dhunës, kalojnë edhe nëpër padrejtësi të tmerrshme institucionale në gjyqësor dhe polici”, është shprehur Aliu.
Këto janë propozimet e organizatës INJECT:
1. INJECT ka propozuar që format e dhunës të përkufizohen dhe të njihen veprimet inkriminuese, gjë që do ta lehtësonte punën e vendimmarrjes së gjykatave, prokurorive dhe policisë. Propozimet e INJECT fokusohen në definimin e dhunës ekonomike si mbajtje nën kontroll dhe presion të anëtarit të familjes përmes krijimit të varësisë ekonomike shkaku i mohimit të qasjes në financa familjare, fshehjes së pasurisë, pengimit për të punuar, tjetërsimit të pronës etj.
2. Gjithashtu kemi propozuar që shuma e alimentacionit, edhe në procedurat e masave të përkohshme, duhet të caktohet sipas dispozitave ligjore që kërkojnë të mos përkeqësohet mirëqenia e fëmijëve dhe që alimenantacioni e mbajtja financiare (ushqimia) të bëhen sipas standardit jetësor në martesë (neni 305 Ligji për Familjen) në bazë të të hyrave dhe të mos vazhdohet praktika e kundërligjshme gjyqësore, e cila alimentacionin dhe ushqimine e cakton sipas standardit të jetesës në Kosovë. Kjo është shkelje e dispozitës dhe e të drejtave të njeriut. Gjykata nuk ka kompetencë të ma përcaktojë standardin jetësor, por duhet ta respektojë ligjin. Alimentacioni/ushqimia duhet të bëhet sipas të ardhurave dhe gjykata duhet për secilin rast veç e veç të vendosë dhe nuk ka të drejtë që nxjerrë vendime shabllon për të gjithë.
3. Gjithashtu kemi kërkuar që të ceket se në sigurimin e banimit/qirasë që kryesi i dhunës apo bashkëshorti i punësuar duhet ta paguajë, të hyjnë edhe pagesa e ujit, ngrohjes, rrymës, shpenzimet komunale. Kjo me ligjet dhe dokumente është e rregulluar, por nuk po implementohet, prandaj kërkojmë që decidivisht të futet në ligjin e ri në formë specifike.
4. Propozimi tjetër është që vendimi i gjykatës në lidhje me alimentacionin të shkojë direkt si urdhër përmbarimor te punëdhënësi/banka, pra që pagesat e alimentacionit të bëhen direkt prej pagës përmes transferit bankar nga banka, me qëllim të pamundësimit të shmangies nga detyrimi për kryesin e dhunës.
5. Propozimi tjetër i INJECT ka të bëjë me lejimin eksplicit të revizionit për masat e përkohshme. Është e papranueshme t’i mohohet qytetarit e drejta e ankesës dhe të shkurtohet shkallshmëria e gjyqësorit. Në Kosovë, për shkak të mungesës së profesionalizmit, ndikimit nga jashtë dhe një praktike diskriminuese, edhe shkalla e dytë bën shkelje të ligjit. Prandaj qytetarët duhet të kenë të drejtën e tyrë për ankesë në Supreme. Kjo edhe do të ndikonte në ndryshimin e praktikës gjyqësore për gjeneratat e ardhshme.
6. Propozimi tjetër i INJECT ka të bëjë me përcaktimin eksplicit të organit kompetent, i është i thirrur ta konstatojë shkeljen e urdhërit mbrojtës. Nuk mjafton të thuhet se shkelja e urdhërit mbrojtës ndiqet ex officio, por duhet të thuhet edhe kush e konstaton shkeljen dhe kush dhe si e ndjek atë shkelje, për t’a evituar që në mungesë qartësie qytetarët të mbesin pa mbrojtje.
7. Gjatë trajtimit të rastit të dhunës në familje, komunikimi mes policisë dhe prokurorisë duhet të jetë në formë të shkruar, e jo vetëm përmes telefonit. Viktima duhet ta dijë si ia ka përshkruar polici rastin e denoncuar prokurorit, sepse vendimmarrja e prokurorit në lidhje me rastin varet nga përshkrimi/raportimi i policisë. Viktima nuk ka qasje dhe nuk e di si e ka raportuar policia rastin. Kjo është problem, sepse e shkel të drejtën administrative, parimin e transparencës dhe verifikimit. Nëse ka manipulime, viktima nuk mund ta vërtetojë këtë më vonë. Prandaj kjo duhet të rregullohet përmes komunikimit të shkruar në lidhje me rastin dhe duhet të nënshkruhet nga policia dhe viktima.
8. INJECT ka propozuar që në rast të shkeljes së urdhërit mbrojtës, kryesi të dënohet me gjobë DHE me burgosje.

Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












