Kosova
Fillon punën ambasadori i ri në Tiranë
Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, ka filluar që nga dje detyrën e tij të re në Tiranë

Ish-deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka filluar që nga dje detyrën e tij të re në Tiranë, si ambasador i Kosovës.
Hasani ishte propozuar për këtë post pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, kur dhe vendi po shkonte drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Propozimi për Hasanin ishte bërë më 19 gusht të këtij viti, ndërsa intervistimi i tij ishte bërë dy ditë më pas.
Vetëm tri ditë pas propozimit që Hasani të bëhet ambasador i Kosovës në Tiranë, në seancë të jashtëzakonshme Kuvendi i Kosovës u shpërnda duke çuar vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pas pajtimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z. Nait Hasani, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë”, thuhej në letrën e propozuar për Hasanin ambasador.
Në ndërkohë, Hasani përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se dita e djeshme ka qenë dita e parë e tij si ambasador në Tiranë.
“Dita e parë, sot në Tiranë si Ambasador i Kosovës në Shqipëri, pranë shtatores së Adem Jasharit”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se Hasani ishte kishte pasur momente qesharake në legjislaturën e kaluar të Kuvendit të Kosovës. Në përpjeke për t’i mbrojtur kolegët e tij për të shtëna me armë në një ndejë, ai kishte thënë se me armë gjuhet edhe për t’i larguar shpirtrat percjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur në Itali gjendet përmes helikopterit, në gjendje të rëndë Mediat italiane raportojnë se një shtetas shqiptar 44-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej dy ditësh, u...
-
Fortune: Mira Murati ndër 50 gratë më të fuqishme në botë
-
Ylli Bajrami diplomohet në “Baruch College” në Nju-Jork
-
Aksident i rëndë në Itali me të vdekur, dyshohet për dy të rinj nga Kosova
-
Aksident në Itali, humb jetën 39-vjeçari shqiptar
Jeta në Austri
-
Austri: SPÖ dhe NEOS arrijnë marrëveshje për koalicionin e ri në Vjenë Vendimi për vazhdimin e bashkëpunimit mes Partisë Socialdemokrate (SPÖ) dhe NEOS në Vjenë u mor të...
-
Treni i ri veror “i gjumit” do të lidhë Vjenën dhe bregdetin kroat
-
Gjithçka që ndryshon në Austri nga muaji qershor
-
Austri: Çmimet e shtëpive arritën mesatarisht 2,709 €/m² në 2024-ën
-
Dita Botërore kundër duhanit: 1.5 milionë austriakë pinë duhan çdo ditë