Bota
Fillon panairi ndërkombëtar i aviacionit
Me akrobacionet e avionëve dhe helikopterëve ushtarakë, ka filluar Panairi Ndërkombëtar i Aviacionit dhe Mbrojtjes në Australi, “Avalon Airshow”.
Ky është një nga panairet më të rëndësishme të aviacionit, i cili tërheq vëmendjen e mijëra vizitorëve. Panairi në qytetin australian Geelong, i cili mbahet çdo dy vjet, zgjat tri ditë, ndërsa marrin pjesë vende dhe kompani që kryesojnë në fushën e aviacionit.
Në pjesën e mbyllur të panairit, i cili vizitohet nga dhjetëra mijëra njerëz, kompanitë kryesore në industrinë e avionëve promovojnë prototipet dhe teknologjitë e reja. Aty prezantohen fluturaket pa pilot, raketa-hedhësit, motorët e helikopterëve, avionët luftarakë, tekonologjitë hapësinore si dhe sistemet radare të dronëve.
Në pjesën e hapur të panairit janë ekspozuar të gjitha elementet nga avionët e pasagjerëve deri te avionët dhe helikopterët luftarakë, pastaj avionët transportues gjigant, autoblindat ushtarake si dhe avionët akrobatikë dhe helikopterët civilë.
Në kuadër të panairit, avionët dhe helikopterët luftarakë të Australisë, Zelandës së Re, Singaporit, SHBA-së, si dhe avionët transportues gjigant shfaqën aftësitë e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










