Uncategorized
Festivali ndërkombëtar “Othello” fillon sot deri më 8 nëntor në Gostivar
Në Qendrën e kulturës “KAÇKM”, në Gostivar prej 3 deri 8 nëntor do të mbahet Festivali ndërkombëtar i teatrit “Othello”. Në hapje të këtij Festivali do të publikohet shfaqja “Jashtë bie borë”, nga Teatri i Tetovës, në regji të Qëndrim Rijanit, e cila është jashtë garës konkurruese. Gjatë këtij festivali gjithsej do të prezantohen gjashtë shfaqe.
Shoqata për kulturë “Othello”, e cila është organizatore e Festivalit, e paralajmëroi programin dhe i prezantoi pjesëmarrësit e edicionit të sivjetshëm.
“Këtë vit arritëm të sigurojmë pjesëmarrje të më shumë teatrove nga Ballkani, me çka publikut të teatrit do t’i mundësojmë t’i përcjellin shfaqet në më shumë gjuhë dhe zhanre. Zgjedhjen e bëri seleksionuesi Qëndrim Rijani, dhe si organizatorë vlerësojmë se Festivali është ngritur në nivel më të lartë, duke e pasur parasysh faktin se në realizimin e shfaqeve janë angazhuar mbi 140 punonjës të teatrit”, tha Berat Saliu, producent i festivalit.
Në kuadër të Festivalit, i cili do të përfundojë me 8 nëntor, për çdo natë do të prezantohet nga një shfaqje.
Adhuruesit e lojës së teatrit nga e hëna deri të premten do të mund t’i shohin shfaqet: “Aj Karmella”, të teatrit ushtarak SAPTPT, në regji të Robert Raponjas, vijon shfaqa “Krimi i shekullit 21”, të Teatrit popullor “Jordan Haxhi Konstantino –Xhinot”, nga Velesi në regji të Vlladimir Millçinit, vazhdon shfaqja “Pesë periudhat e armikut të popullit”, të Qendrës multimediale nga Prishtina, në regji të Blerta Neziraj. Ndërkohë, do të prezantohen edhe shfaqet “Lindja e Barbarës”, të Teatrit popullor nga Bursa e Turqisë, në regji të Eçe Okaj dhe shfaqja “Shirli Valentina”, të Teatrit Aleksandar Mojsiu, nga Durrësi, në regji të Driada Dervishi, shkruan kultplus, përcjell albinfo.ch
Juria e festivalit do të ndajë katër çmime: shfaqja më e mirë, regjisori më i mirë, si dhe aktorja dhe aktori më i mirë, të cilët do të marrin mirënjohje edhe shpërblime në të holla. Festivali, financiarisht është i mbështetur nga Ministria e Kulturës, Telekomi, si dhe nga Komuna e Gostivarit dhe ajo e Vrapçishtes.
Të gjitha shfaqet nisin nga ora 19, ndërsa në natën e fundit me 8 nëntor do të ndahen edhe shpërblimet për më të suksesshmit.
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











