Muzikë
Elina Duni sonte performon në Gostivar
Në kuadër të festivalit “The Park” në Gostivar, sonte do të performojë këngëtarja shqiptare që jeton në Zvicër, Elina Duni.
Festivali mbahet në parkun e qytetit, me fillim nga ora 20:30, kurse hyrja është e lirë, përcjell albinfo.ch.
Për këtë festival ka njoftuar edhe Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut. “Kush është interesuar për muzikë xhaz sonte? “The Park Festival” në Gostivar ka sjellë në skenë plot muzicientë këtë vit, dhe sonte, përpos të tjerëve, do të argëtohemi me muzicientët zviceranë Elina Duni dhe Rob Luft Band”, kanë shkruar nga ambasada, në një postim në Facebook.
Po ashtu, do të performojnë edhe Tom McCredie, Corrie Dick, Gent Rushi, Saso Popovski e Leutrim Aliji.
“The Park” është festival muzikor që për herë të parë këtë vit po mbahet në hapësirat e parkut të qytetit të Gostivarit dhe sot është dita e fundit e këtij edicioni, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














