Skip to content

Kosovë: Promovohen produktet austriake deri më 31 tetor

Aktiviteti promovon ushqimet dhe pijet nga Austria, në kuadër të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve

Në SPAR Kosova ka nisur Java e Produkteve Austriake, gjatë së cilës konsumatorët në Kosovë do të kenë mundësi të njihen me ushqime dhe pije nga Austria.

Promovimi do të zgjasë deri më 31 tetor dhe synon të sjellë më afër konsumatorëve shumëllojshmërinë dhe traditën e produkteve austriake.

Sipas njoftimit, tregtia e mallrave dhe shërbimeve ndërmjet Austrisë dhe Kosovës është në rritje, ndërsa ushqimet dhe pijet zënë një pjesë të madhe të shkëmbimeve tregtare, transmeton albinfo.at.

Gjatë javës janë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera, përmes të cilave do të promovohen produktet austriake në Kosovë.