FDP në Vaud bashkon listat me SVP-UDC
Me këtë hap shpresohet që të sigurohen vendet e FDP-së në Dhomën e Madhe të parlamentit
Partia Liberale (FDP) e kantonit Vaud, në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Nacional, ka bërë një lidhje të listës së saj të kandidatëve me SVP-UDC.
Ndërkaq, në nivel të gjithë Zvicrës bashkim i tillë listash nuk do të praktikohet, shkruan drs.ch.
Kjo, për shkakun se FDP e Zvicrës përfaqëson linjën për sa më pak bashkëpunim me SVP-UDC, ka thënë sekretari politik i FDP-së së kantonit Vaud.
Ai po ashtu ka shtuar se me këtë hap të degës së partisë, shpresohet që të mbahen të sigurta vendet e FDP-së në Dhomën e Madhe (Federale) të parlamentit.
Ndërsa, për dhomën e vogël, atë të kantoneve, të dy partitë synojnë që një bashkim listash ta marrin në konsideratë vetëm për turin e dytë të zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë Rinesa Salijaj garon në listën e SPÖ-së dhe mban numrin 24 në listë.... -
Luana Bajrami drejt “Oscar”-it, filmi i saj nominohet në kategorinë e filmit të shkurtër -
Shoqata “Parandalo”, debat për shëndetin mendor -
Davos
House of Kosova në Davos: Diplomaci aktive gjatë ditës, tinguj rok në mbrëmje -
Gjermani
Humb jetën në aksident mergimtarja shqiptare nga Gjermania
Jeta në Austri
-
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç Vjena planifikon një projekt pilot për strehim të mbyllur të shkelësve të përsëritur të të miturve... -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë -
Pranon fajin në tërësi: Tre vjet e gjysmë burg për kosovarin -
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026











