Shkurt.ch
Fatmir Gashi, mësuesi që njeh gjuhën e nxënësve shqiptarë

„Nxënësit janë shumë të motivuar që të mësojnë dhe notat janë gjithnjë në rritje. Ky është një sukses. Nxënësit të cilët kanë mësuar matematikë, tashmë janë më të mirë për një notë më të lartë. Për sa i përket gramatikës, kjo është një çështje tjetër.
Duhet kohë më tepër, por edhe këtu ka suksese“, kështu ka filluar intervistën për „Tagblatt.ch“ iniciatori i projekteve integruese dhe mësues në Kantonin e St. Gallenit, Fatmir Gashi.
Me te, nxënësit janë më të lirë pasi ai është i të njëjtit komb dhe pa përtesë dalin në tabelë duke i zgjidhur detyrat. Në fillim ai kishte pasur vështirësi, pasi nxënësit ishin ndrojtur për tu paraqitur vullnetarisht t’i zgjidhin detyrat, por më vonë e kishin kuptuar se kjo kishte qenë metoda më e mirë dhe tani, hap pas hapi ata i zgjidhin detyrat me kënaqësi.
Në pyetjen nëse është një përparësi tek prindërit që ai është shqiptar, Fatmiri thotë se tek prindërit e ndërgjegjshëm është vërejtuar një kënaqësi e madhe që fëmijët e tyre mund të mësojnë shqip, pasi së bashku ata kanë më tepër suksese.
Por, ka edhe prindër që mendojnë se një metodë e tillë është një barrë e rëndë për fëmijët e tyre, ndërsa kjo për Fatmirin është gabim i madh. „Unë nuk jam këtu për tu përkujdesur për fëmijët, por unë diçka i mësoj“.
Duke përfunduar intervistën, Fatmir Fashi ka thënë se një mësues zviceran nuk do të mund ta ushtronte një profesion të tillë, pasi Fatmiri nuk i mëson vetëm në shkollë, por edhe nëpër shtpëitë e veta, duke i përcjellë nëse i bëjnë detyrat e shtëpisë dhe si i vlerësojnë prindërit e tyre mësimet. „Nuk janë me rëndësi vetëm notat, por niveli i përgjithshëm i diturisë, pasi qëllimi thelbësor është që të mësohet rrënjësisht“, përfundon Fatmir Gashi.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” përfaqëson shqiptarët në festën e Kreuzlingen-it Ngjarja do të mbahet në Boulevard Kreuzlingen, të shtunën, më 21 qershor 2025, nga ora 11:00...
-
Londër: Janina Oseku fiton çmimin e parë për “Miss Diaspora 2025”
-
Mërgata shënon Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve: “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”
-
Vanesa Limani emërohet drejtore në Zyrën e Kryetarit të Bashkisë së Nju-Jorkut
-
Aeroporti i Prishtinës shton kapacitetet: Gati për të pritur mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€ Për një euro mund të blini më shumë në disa vende pushimi sesa në Austri. Kjo...
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”
-
Turne humanitar i futbollit në Vjenë: Mblidhen 70.000 € për “Jetimët e Ballkanit”