Lajme
Facebook fshin qindra llogari që u krijuan për “përçarje”
Është bërë e ditur se Facebook ka fshirë qindra llogari – më shumë se gjysma e tyre me qendër në Rusi, Iran dhe Gjeorgji – pasi ka zbuluar se ato u përkisnin rrjeteve që bëjnë fushata të ndryshme me ndikim.
Facebook njoftoi se llogaritë janë fshirë në prill, në kuadër të përpjekjeve të vazhdueshme për të pastruar platformën e tij nga informacionet mashtruese dhe llogaritë e rreme, që krijohen për të shkaktuar “përçarje në shoqëri”.
Thuhet se llogaritë e fshira kanë qenë aktive edhe në Instagram – aplikacionin që e zotëron Facebooku – dhe kanë qenë të lidhura me tetë rrjete, tha gjiganti i medias sociale, me seli në Kaliforni.
Sipas tij, rrjetet në Rusi dhe Iran e kanë përqendruar përmbajtjen e tyre ndërkombëtarisht, ndërsa dy rrjete në Gjeorgji, dy në SHBA, një në Mauritani dhe një në Mianmar kanë operuar me audiencat e brendshme.
Të gjitha rrjetet janë krijuar para pandemisë së koronavirusit, por Facebook tha se disa prej tyre i kanë përdorur pastaj postimet e lidhura me koronavirus, për të ndërtuar audiencat e tyre.
“E dimë se njerëzit që përpiqen t’i mashtrojnë të tjerët, i përdorin krizat për t’i çuar përpara qëllimet e tyre. Dhe, pandemia e koronavirusit nuk është ndryshe”, tha përmes një deklarate Facebook, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Mannheim synon të rekrutojë profesionistë nga Kosova për çerdhet dhe kopshtet Gjashtë profesionistë të edukimit nga Kosova pritet të rekrutohen për të punuar në qendrat e kujdesit... -
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027











