Koronavirusi: çast pas çasti
Evropa fillon të lulëzojë
Shumë vende evropiane tashmë kanë hapur baret, restorantet dhe shkollat
Vendet evropiane po vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit të cilat janë vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.
Numri i viktimave në Evropë ka rënë ndjeshëm, megjithatë ekzistojnë shqetësimet për një valë të dytë të të infektuarve, pas lehtësimit të masave.
Në të gjithë kontinentin janë rihapur kishat, monumentet historike, restoranet, baret dhe si një numër i madh i hapësirave publike.
Bazilika e Shën Pjetrit në Vatikan u rihap për vizitorët pasi u mbyll më 10 mars.
Vizitorët, janë parë duke respektuar rregullat e distancimit fizik.
Përkundër shqetësimeve për një valë të dytë të mundshme të përhapjes së virusit, kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, u tha italianëve se ata do të duhet të jetojnë me virusin dhe t’i rikthehen jetës normale.
Italia ka regjistruar më shumë se 31 mijë vdekje nga COVID-19, duke u bërë njëri ndër vendet më të goditura në botë nga pandemia, transmeton REL.
Greqia ka rihapur të gjitha vendet arkeologjike pas një mbylljeje dy mujore, përcjell albinfo.ch.
Me vetëm 163 vdekje nga COVID-19, Greqia filloi të lehtësojë masat këtë muaj, pas një bllokimi gjashtë javor.
Belgjika rihapi shkollat, një javë pasi autoritetet kishin lejuar rihapjen e bizneseve.
Në të gjithë botën janë regjistruar më shumë se 315,000 vdekje dhe 4.7 milionë të infektuar me koronavirus, megjithëse besohet se shifrat janë shumë më të larta.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit
















